• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KANË MËSUAR EDHE FJALË SHQIP/ Afganët në Shëngjin: Ndihemi mirë këtu
Home
Sociale

KANË MËSUAR EDHE FJALË SHQIP/ Afganët në Shëngjin: Ndihemi mirë këtu

30 October, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Komuniteti afgan i vendosur në Shëngjin prej dy muajsh, tashmë po mundohet të përshtatet me kushtet dhe jetesën aty.

Të larguar nga vendi i tyre, ata kanë lënë pas gjithçka, përfshirë familjen, punën, shtëpinë e pasurinë, e ndërsa gjenden në një vend krejtësisht të panjohur, ata mundohen të përshtaten me gjuhën e zakonet, jo shumë të ndryshme nga tonat.

Në intervistat e realizuara për Klan News, shtetasit afganë tregojnë për peripecitë e tyre deri sa erdhën në vendin tonë, ndërsa shprehen të lumtur që edhe pse për pak kohë, do të jetojnë në një vend kaq të bukur e me njerëz mikpritës.

“Kam qenë në Afganistan si shef i një prej mediave të mëdha atje. Unë së bashku me familjen time jetoja në Kabul, por fatkeqësisht kam ardhur këtu vetëm, ndërsa anëtarët e familjes sime kanë mbetur atje. Kisha dëgjuar me parë për vendin tuaj dhe them me plot bindjen se këtu ka njerëz shumë të mirë. Unë ndihem mirë këtu, pasi dhe Shqipëria e ka provuar vetë emigracionin në të shkuarën edhe pse në një perspektive ndryshe.”

“Këtu është një vend i mrekullueshëm pasi ka shumë ditë me diell, po ashtu dhe ditë me shi, ndaj këtu jam shumë i lumtur me fëmijët dhe bashkëshorten time. Falenderoj qeverinë shqiptare që krijoi kushtet optimale për strehimin tonë këtu. Në Shqipëri në ndihem të lire, pasi mund të lëvizim lirshëm për pazaret e përditshme apo dhe në kafene ku të duam. Kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë nga larg, por ja tani ndodhem këtu dhe më duket ndryshe. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë me ne. Kur isha ne Afganistan merresha me biznes, ndaj duke parë vendin tuaj aq të qetë dhe të bukur, po mendoj të krijoj një biznes këtu, pasi Shqipëria tashmë është si shtëpia e dytë për mua”.

Gjatë qëndrimit në Shëngjin, afganët kanë filluar të mësojnë edhe ndonjë fjalë në shqip

Deri më tani rreth 1400 afgane janë vendosur në një resort në Shëngjin, dhe përveç stafit të hotelit që janë në dispozicion të tyre, po ashtu janë nën kujdesin e bluzave të bardha dhe forcave të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Skënderbeu. Rezultati 2-0
Previous article "DHA SHPIRT NË DUART E MIJA..."/ Beatrix i tregon banorëve për babain e ndjerë

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT