• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUSHKËRIA I KISHTE DALË JASHTË FUNKSIONIT”/ Babai i 5-vjeçarit që humbi jetën nga Covid-19: Nuk e dërguam në Turqi sepse…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MUSHKËRIA I KISHTE DALË JASHTË FUNKSIONIT”/ Babai i 5-vjeçarit që humbi jetën nga Covid-19: Nuk e dërguam në Turqi sepse…

30 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Babai i 5-vjeçarit që humbi jetën nga Covid-19 ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që kur i biri ishte shtruar në spital në qytetin e Sarandës deri tek dërgimi me helikopter në Tiranë ku u fut në intubim.

Në mesazhin e dërguar në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel, Alket Halili shpjegon se fillimisht, mjekët i thonin se djali kishte virozë dhe askush nuk e kuptoi se një nga mushkëritë i kishte dalë jashtë funksionit.

Madje infeksioni kishte avancuar dhe i kishte infektuar edhe mushkërinë tjetër. Pas analizave të kryera, Halili tregon se e dërguan me helikopter në Tiranë, ku u fut në intubim dhe doli pa shenja jete.

“Djalin tim e kam dërguar për 3 ditë rresht në pediatrinë e Sarandës ku asnjë doktor nuk e kuptoi që fëmija im kishte problem dhe thonin që është virozë. Djali sa vinte dhe përkeqësohej ditën e hënë në mëngjes. E cova përsëri djalin në pediatri dhe isha lidhur me doctor Ptomeleo Peta, i cili më ndiqte djalin që të vogël, i bëri grafi. Na tha që djali nuk ka gjë nga mushkëritë kur djalit tim i qe mbushur mushkëria e majtë plot me qelb dhe i kishte dalë jashtë fuksionit, plus i ishte infektuar pak dhe e djathta.

Duhet të vinte doktor Niko Kuri që t’i bëhej skaner djalit. Pas skanerit na dërguan me helikopter në Tiranë ku djali im ka shkuar me datë 18 tetor. Një ditë më vonë është intubuar ku nga intubimi nuk u zgjua më. Djali doli nga spitali i vdekur në datën 25 tetor në darkë”, shkruan Halili.

Ndërsa thekson se kërkuan që ta dërgonin djalin në Turqi, por mjekët nuk e lejuan duke i thënë se nuk e merr njeri përsipër sepse mushkëria e majtë i kishte dalë jashtë funksioni.

“Djali im nuk ka lëvizuar nga reanimacioni i pediatrisë të Nënë Terezës asnjë ditë për të shkuar në Turqi.

Ne si prindër kërkuam ta largonim djalin në Turqi por doktorët e reanimacionit na thanë që nuk e lëvizni dot sepse nuk ka spital që ta marrë përsipër djalin pasi një mushkëri i kishte dalë jashtë funksionit nga qelbi.

Nuk dua që të luhet me shpirtin e djalit tim që po ha dhe. Nuk dua që të përfitoj njeri nga djali im, prandaj edhe pse më dhemb shpirti nuk mund ta lë me kaq”, shpjegon Halili.

Sa i përket tamponit, sqaron se testet e kryera në Sarandë dhe një test i kryer në një laborator privat në Tiranë i dolën negative.

“Kemi bërë 2 teste për Covid në Sarandë dhe doli negativ. Bëmë edhe në Tiranë me të njëjtin kampion gjaku, një në shtet, një në privat. Në shtet doli pozitiv kurse në privat na doli negativ”, përfundon Halili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË 3 SHQIPTARE/ Tentuan të kalonin nga Spanja drejt Londrës me pasaporta të falsifikuara
Previous article AMERIKA "BLINDON" USHTRINË SHQIPTARE/ Ambasada: Miliona euro në dy vitet e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT