• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
LAJM I FUNDIT/ FSHF reagon për “shoqatat fantazëm”
Home
Futboll

LAJM I FUNDIT/ FSHF reagon për “shoqatat fantazëm”

13 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

FSH ka reaguar për të ashtu quajturat ‘Shoqatat Fantazëm’, duke i cilësuar ata si shoqata të rregullta dhe se do të marrin pjesë në votim.

Federata Shqiptare e Futbollit ka 66 anëtarë të cilët në bazë të statutit mund të jenë Klube futbolli ose subjekte të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike.

Ky numër aktual anëtarësh është vendosur me ndryshimet statutore të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF në mbledhjet e datës 26.04.2011, 28.02.2013, 28.02.2014 dhe 19.03.2015.

Përmes këtyre vendimarrjeve unanime, Asambleja e Përgjithshme si autoriteti më i lartë i FSHF, në përputhje me tagrat që i jep Neni 23/m. i Statutit ka definuar listën e plotë të anëtarëve të Federatës, listë e cila nuk është kontestuar as përmes mjeteve statutore, as përmes ankimimeve gjyqësore.

Formalizimi i anëtarësisë është diskutuar në mënyrë shteruese më specifikisht në asamblenë e datës 28.02.2013, ku është bërë një fotografim i situatës së atëhershme duke u pranuar unanimisht përfshirja e të 66 anëtarëve pjesmarrës në asamble.

Nga pikëpamja e organizimit të brendshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, vendimarrja e Asamblesë së Përgjithshme përbën legjitimimin e të gjithë anëtarëve në formacioni aktual. Ky vullnet është ligjëruar sakaq edhe përmes vendimeve gjyqësore që kanë regjistruar në regjistrin e OJF-ve, vendimarrjet e asamblesë.

Rezulton se vullneti i anëtarëve themelues të këtyre shoqatave është shprehur përpara noterit publik shumë kohë përpara se kjo të ishte objekt kontestimi, duke ekzistuar qysh nga viti 2011, statute, akte themelimi dhe evidenca të depozitimit prane regjistrit përkatës të gjykatës.

Vendimi i gjykatës ka më tepër efekt publicitar ose deklarativ dhe nuk e prek kurrësesi për mbarëvajtjen e aktivitetit të FSHF.

Së fundmi, vlen të theksohet se këto entitete nuk janë “fantazëm” siç po përflitet rëndom në disa media por kanë mbi 20 vjet që ushtrojnë aktivitet dhe përfaqësojnë realisht pjesën më të madhe të futbollit të luajtur, që është ai amator.

Ato organizojnë aktivitete në rang qarqesh dhe madje kanë edhe ekipe përfaqësuese që ndeshen midis tyre ku janë 18 ekipe përfaqësuese rajonale me 360 lojtarë dhe 48 ndeshje në sezon. Këto shoqata kanë një aktivitet të ngjeshur në seleksionimin e lojtarëve të rinj ku vetëm në periudhën Nëntor-Dhjetor 2017 janë seleksionuar 2264 lojtarë të rinj.

Aktualisht janë 605 ekipe rajonale me 13.310 lojtarë të cilët zhvillojnë rreth 4840 ndeshje në sezon. Shoqatat Rajonale kanë në krye figura të nderuara të futbollit shqiptar, integriteti i të cilëve nuk mund të vihet në dyshim për interesa momentale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E egër dhe përvëluese"! Klaudia Pepa i çmendi të gjithë me këtë kërcim sensual (VIDEO)
Previous article Ky është biznesi gjigand me turizmin mjekësor në Gjermani

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT