• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA PARANDALON KRIMIN NË FAMILJE/ Tentoi të vrasë bashkëshorten dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 60-vjeçari
Home
Breaking News

POLICIA PARANDALON KRIMIN NË FAMILJE/ Tentoi të vrasë bashkëshorten dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 60-vjeçari

30 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje kriminale është parandaluar nga Policia në Malësinë e Madhe.

Policia e Shkodrës njofton se Pjetër Bunjaj 60-vjeç pas një konflikti në banesë, ka tentuar të godasë me mjet prerës bashkëshorten dhe më pas e ka kërcënuar atë se do ta vriste me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas ndërhyrjes 60-vjeçari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në banesë janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Malësi e Madhe, Shkodër-Informacion

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes dy bashkëshortëve.

Vihet në pranga 60-vjeçari, i cili tentoi ta godiste me mjet prerës bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONTE ME SYTË NGA QIELLI/ Një spektakël i madh dritash do të shihet edhe në Europë
Previous article DO I ADHURONI EDHE JU/ 5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË DROJË TË KURBINIT/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat Aktualitet

ZJARR NË DROJË TË KURBINIT/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

RREGULLORJE E GJKKO/ Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nuk shkojmë as në seancat për masat e sigurisë! Të arrestuarit lirohen nëse... Aktualitet

RREGULLORJE E GJKKO/ Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nuk shkojmë as në seancat për masat e sigurisë! Të arrestuarit lirohen nëse...

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT