• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL FOTO/ Ky është shqiptari i vrarë në Itali. Hynë për të vjedhur, italiani u doli me “shotgun”
Home
Aktualitet
Kronikë

DEL FOTO/ Ky është shqiptari i vrarë në Itali. Hynë për të vjedhur, italiani u doli me “shotgun”

29 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet italiane e kanë tërësisht të qartë tashmë edhe skemën e vrasjes së 38-vjeçarit shqiptar Arbër Xhelesi në Santopadre të Frosinones në Itali pasi kishte hyrë për të vjedhur në vilën e një biznesmeni.

Sipas mediave italiane, Xheleshi dhe disa shoqërues të tij kanë hyrë në vilën e biznesmenit të sogareve Sandro Fiorelli. Ky i fundit i ka ndjerë hajdutët dhe ka dalë jashtë për të controlluar duke marrë një armë “shotgun” që e kishte me leje. Fill pasi panë pronarin e vilës, grupi i hajdutëve është larguar me vrap, por sipas policisë italiane, Arbër Xheleshi ka shkuar në drejtim të pronarit të vilës duke i drejtuar armën.

Në këtë moment italiani ka qëlluar në drejtim të tij me “shotgun” dhe saçmet e kanë kapur në pjesën poshtë krahut duke i prekur organet e brendshme. Kjo i shkaktoi shumë gjakderdhje shqiptarit, i cili vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital.

Policia ka konstatuar se Sandro Fiorelli e ka goditur përballë dhe jo nga pas, ç’ka vërteton edhe deklarimet e tija fill pas ngjarjes.

Pas administrimit të trupit pajetë, autoritetet nisën punën për identifikimin e tij mbrëmjen e datës 26 tetor. Fillimisht ata panë disa dokumente rumune të tijat me emrin Mirel Joaca Bine. Pasi konstatuan se kishin të bënin me dokumente false, policia i mori shenjat e gishtave duke verifikuar të dhënat me sistemin. Nga aty u zbulua se nuk bëhej fjalë për një rumun, por për një shqiptar, i cili rezultonte edhe më herët i regjistruar për krime të ngjashme në të dhënat e policisë.

Mediat italiane raportojnë se fill pas identifikimit në morg janë paraqitur të afërmit e Xheleshit, të cilët kanë tërhequr trupin e tij për të sjellë në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Nga 1 nëntori nis administrimi i dozës së tretë anti-COVID
Previous article "JAM SËMURË NGA..."/ Erdhën nga Kosova dhe i grabitën 50 mijë euro biznesmenit në Ksamil, Pella kërkon...

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT