Rritet numri i personave te plagosur nga shpërthimi i forte qe tronditi sot Shkodren. Sipas gazetarit te “Panorama”, mesohet se nurmi i te plagosurve ka shkuar ne 6, mes tyre edhe shtetasi Lulzim Kulla qe dyshohet te jete edhe objektivi i atentatit me tritol.
Dy persona, mes te cileve edhe Kulla, jane ne gjendje te rende dhe jane nisur drejt Tiranes.
*** Ngjarja
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Burime për Report Tv tregojnë se objekt sulmi ka qenë Lul Kulla, njeri prej të plagosurve.


