• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ENDE MISTER VDEKJA E 4 TURISTËVE NË QERRET/ Prokuroria do të kryejë një eksperiment hetimor, celularët dërgohen në Izrael
Home
Breaking News

ENDE MISTER VDEKJA E 4 TURISTËVE NË QERRET/ Prokuroria do të kryejë një eksperiment hetimor, celularët dërgohen në Izrael

28 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas kthimit të disa përgjigjeve negative nga ana e Institutit të Shëndetit Publik dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Prokuroria ka menduar të bëjë një eksperiment hetimor për të zbardhur misterin e vdekjes së katër turistëve rusë në një resort në Qerret.

Sipas asaj që gazetari i A2, Julian Kasapi, ka mësuar, prokurorët, në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit publik do të rikrijojnë të njëjtën situatë që ishte në resort më 15 tetor, duke hedhur sërish klor në pishinën e brendshme të hotelit. Pas kësaj do të merret sërish një provë ajri dhe uji të pishinës, për të konfirmuar apo hequr, të gjitha dyshimet në lidhje me vdekjen e katër turistëve rusë.

Kur kanë kaluar gati 2 javë nga vdekja tragjike e tyre, ende nuk kemi përgjigje për shkaqet e vdekjes. Nga ana tjetër, ushqimet që ata kanë përdorur nuk janë ekzaminuar, pasi ISUV tha se marrja e mostrave të ujit nuk ishte bërë sipas procedurës.

Ndërkohë, në Institutin e Policisë Shkencore janë dërguar dy celularë të fikur, të cilët nuk janë hapur dot dhe do të dërgohen drejt Izraelit për të parë komunikimet e fundit që kanë pasur turistët.

Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të “asfiksuar” në sauna më 15 tetor.

Ata u shuan disa minuta njëri pas tjetrit pasi ishin kthyer në hotel nga një udhëtim. Një re e madhe misteri ka përfshirë vdekjen e tyre dhe prokuroria e Kavajës e ka regjistruar çështjen penale për vrasje.

Trupat e tyre janë tërhequr disa ditë më parë nga zyrtarë rusë. Ambasada ruse në Tiranë tha se edhe atje mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë, por nuk ka publikuar më informacion nëse kjo është realizuar apo jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMOR NË KUVEND/ Deputeti i Lushnjes: Biznesmeni rruajti lekët e shalqirit, OSHEE të shpërndajë batanije
Previous article COVID-19/ Lajmi mirë për shqiptarët e vaksinuar me Sinovac dhe Sinopharm, u lejohet udhëtimi për në SHBA

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT