• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË RILINDËSH”/ Rama batuta ndaj Bashës: Kujdes me llumin në PD o Lulzim, ti je pjella më brilante e llumit
Home
Politikë

“DUHET TË RILINDËSH”/ Rama batuta ndaj Bashës: Kujdes me llumin në PD o Lulzim, ti je pjella më brilante e llumit

28 October, 2021 s.autor Politikë

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në seancën plenare të Kuvendit. Në foltore ka dalë sërish Rama, i cili është shprehur me ironi se e konsideron kohë të shfrytëzuar me efektivitet, kohën e shpenzuar me Bashën.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të Bashës për “llumin e PS”, por edhe për atë që vetë kryedemokrati e ka cilësuar si “llumi i PD”, kryeministri i është kthyer duke i thënë se ai llum e ka nxjerrë atë kryetar.

“Dola sërish këtu, sepse është e nevojshme. Unë e konsideroj kohë të shfrytëzuar me efektivitet, kohën e shpenzuar me ty. Duke iu referuar atij burimit të PD, kostot maten me metër katror Lulzim, jo me numër shkollash. Ka shkolla, që janë me palestra e të mbyllura, ka shkolla me kënde sportive të hapura, ka shkolla më të mëdha, më të vogla, prandaj jepu një porosi ekspertëve të t’i bëjnë llogaritë me kostot për metër katror të shkollave dhe jemi këtu edhe javën tjetër, hajde me gjithë burimin e PD, edhe flasim.

Mos e bëni siç e bëtë me Unazën e Re, që ulnit e ngrinit koston e lartë për kilometër, a thua se kilometrat e rrugëve janë si ato të teritalit. Dhe tani që e shohin të gjithë se çfarë po bëhet aty, është e qartë që aty po ndërtohet një vepër shumë komplekse, me një sërë tunelesh, etj. Këta janë gjëra të thjesht, apo ti gropën e Ajdin Sejdisë ke mbushur se s’ke bërë gjë tjetër. Me këtë gropë që po të hapet, do të duhen shumë metra dru për ta mbyllur. Ti ma kërkon me zor të të them ku i ke njerëzit.

Pse më detyron, çfarë po më thua tani për historitë e Bashkisë së Tiranës. Pse ma kërkon me zor atë që e dinë të gjithë? Ndryshe nga ti, unë nuk jam nga ata që gjurmojnë dynjasë me emra, se mendoj që çdokush në këtë vend ka të drejtën të jetë në punën e vet dhe të përgjigjet para ligjit. Nuk përgjigjet para teje, meje, apo të gjithëve ne. Të marrësh mikrofonin e të rreshtosh emra njerëzish, që janë në punën e tyre, kjo ndodh vetëm kur vjen gjoba Lulzim.

Po Lulzim, jo vetëm që unë jam i bindur që me ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve, është bërë një hap shumë i madh për ta pasur Shqipërinë një vend të pastër, kjo nuk diskutohet, por patjetër që ato investime janë bërë pikërisht për të mos lejuar që të vazhdojë të ushqehet kanceri që latë ju në gjithë territorin, me qindra vend’hedhje mbeturinash, që janë helm. T’u japësh njerëzve alternativën e helmit, mund ta bësh, por që ta dish kjo është prapë një arsye pse humbet. Patjetër që po, bashkitë sot kanë në dispozicion pikat fundore, që janë inceneratorët ose landifllët. Sigurisht që janë të detyruara që mbetjet t’i çojnë atje, që të mbyllet një histori e madhe e pështirë e hedhjes në mjedis, por edhe një histori tjetër, ajo e abuzimit.

Ka abuzim shumë të madh Lulzim, historik, me sasitë e mbetjeve, dhe ti e di shumë mirë këtë se je marrë me Sharrën shumë gjatë, ke pasur dhe PPP me Sharrën. Përqendrohu kur flet. Më flet mua për llumin e tranzicionit, ke filluar tani që edhe PD ka pjesën e vet të llumit, unë fjalën llum nuk e përdor, por nëse edhe PD e ka, ajo pjesa e llumit të ka nxjerrë ty mo Lulzim. Ti je pjella e atij llumi. Kështu që kujdes. S’e kam me gajret të mbaj foltoren. Sheh Shqipëria e mban brinjët me dorë nga foltorja”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUHI DHE VETËTIMA NË ITALI DHE GREQI/ Zbuloni nëse do të preket Shqipëria (HARTA-LIVE)
Previous article INVESTIGIMI: Implikimi i Genc Pollos dhe motrës së tij, në një skemë prej 16 milionë eurosh

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT