• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË QËLLO EDHE MUA”/ Backa shoqërohej nga djali. Si u krye vrasja në një zonë të pambuluar nga kamerat
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË QËLLO EDHE MUA”/ Backa shoqërohej nga djali. Si u krye vrasja në një zonë të pambuluar nga kamerat

28 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rreth gjashtë ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj biznesmenit 57- vjeçar Demir Backa në Fier, të tjera detaje dalin në dritë.

Mbrëmjen e vrasjes Backa ishte në qendrën tregtare së bashku me të birin dhe me një person të afërt. Në momentin që kanë dalë nga lokali për t’u rikthyer në banesë, 57-vjeçari ka shkuar drejt automjetit të tij tip “Audi”, i parkuar pranë qendrës tregtare.

Ndërkohë, i biri dyshohet se ka shkuar në tualet pak momente më përpara, çka pasojat mund të ishin fatale.

ORGANIZIMI I ATENTATIT

Atentati ka qenë i mirorganizuar dhe në të kanë marrë pjesë direkt të paktën tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Por burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se dyshohet se një person tjetër ka mbikëqyrur viktimën përpara krimit, duke sinjalizuar atentatorët që të qëllonin në drejtim të tij në momentin që ka hipur në makinë për t’u rikthyer në banesë.

Grupi i zjarrit ka qëlluar fillimisht në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, duke menduar se Backa ishte ulur në sediljen përpara. Por kur kanë parë që ai nuk kishte hipur ende, njëri prej vrasësve ka zbritur nga automjeti tip “Benz”, duke e qëlluar me breshëri plumbash.

Të paktën 15 plumba e kanë kapur viktimën, i cili ndërroi jetë pak momente më vonë në spitalin e qytetit. Zona ku ndodhej i parkuar automjeti i viktimës dyshohet se nuk është e mbuluar nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare dhe kjo e bën më të vështirë të ketë një pamje të qartë të atentatit.

“MË QËLLO EDHE MUA”

Në momentin e atentatit, jo shumë larg vendit të ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe i afërmi i 57-vjeçarit Backa. Ai mësohet, sipas burimeve, t’i ketë deklaruar atentatorit “më qëllo dhe mua”.

Burimet bëjnë me dije se autori i vrasjes, i pamaskuar dhe vetëm me një kapele në kokë, nuk e ka kthyer kokën pas, duke shkuar pranë “Benz”- it dhe më pas, bashkë me të tjerët, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“TRUKU” I ATENTATORËVE

Sipas burimeve, mësohet se automjeti me të cilën u larguan vrasësit e Demir Backës është nisur fillimisht në drejtim të Levanit, për të ndryshuar drejtim pak momente më vonë.

Kjo dyshohet se është bërë qëllimisht nga autorët për të mashtruar dëshmitarët okularë apo edhe forcat e rendit.

Ndryshe nga se ishin nisur fillimisht, ata kanë dalë te kryqëzimi i unazës dhe më pas janë nisur drejt fshatit Daullas. Pasi kanë kaluar disa parcela të mbjella kanë braktisur automjetin në një kanal duke i vënë zjarrin. Brenda mjetit u gjetën dy armë, përkatësisht një automatik dhe një pistoletë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASËSIT QËNDRUAN NË FIER/ Policia kontroll në mbi 80 banesa e garazhe për gjetjen e "strofkës" së grupit që vrau Demir Backën
Previous article PRAG LUFTE/ Ukraina bombardon rebelët me dronët e blerë nga Turqia, Rusia nis tanket

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT