Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas helmimit të qytetarëve nga uji në Krujë, ku tha se çështja është nën hetim administrativ.
‘Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri?! Të ndërtosh një sistem të ri ujësjellësi dhe ta çosh në shtëpi është një gjë dhe të sigurosh që uji është në parametrave të duhura është gjë tjetër. Ujësjellësi ka detyrime të tjera. Mesa di unë është në hetim administrativ nuk kanë pse lidhen të dyja. Është si të thuash se pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga shpejtësia. Duhet trajtuar me seriozitet por nuk është thelbi që mos të ndërtohet ujësjellësi.’- tha Rama.


