Paolo Maldinit nuk duhet t’i ketë pëlqyer aspak humbja e pësuar nga Milani kundër Juventus, si në aspektin e rezultatit, ashtu edhe në atë të lojës së bërë nga skuadra e Vincenzo Montellës.
Një gjë e pritshme kjo nga ish-kapitenit legjendar të Milanit, i cili është mësuar me standarde të tjera kur luante me kuqezinjtë.
Sigurisht atij nuk duhet t’i vijë aspak mirë ta shohë ish-ekipin e tij të bjerë kaq poshtë, teksa tifozët vazhdojnë të ëndërrojnë për kohët kur ai dhe ish-lojtarët e tjetër kuqezi të kohës së tij pushtonin bënin ligjin në botën e futbollit.
Maldini ka analizuar momentin aktual që po kalon “Djalli”: “Për momentin, ky Milan nuk është për Champions League. Skuadra ka bërë shumë ndryshime, duhet durim, rezultatet nuk vijnë kurrë menjëherë”.
© SYRI.net


