• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION/ Kapen “mat” 6 persona për vjedhje energjie, 2 në kërkim, 13 të tjerë nën hetim
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION/ Kapen “mat” 6 persona për vjedhje energjie, 2 në kërkim, 13 të tjerë nën hetim

26 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka zbuluar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin. Në pranga janë vënë 6 persona, një prej të cilëve i shpallur në kërkim më herët. 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa 13 po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve policia ka zbuluar banesa ku ishte bërë lidhje e paligjshme e energjisë elektrike dhe kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Policia paralajmëron se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Ajo i bën apel qytetarëve që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike. Evidentohen 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, procedohen penalisht 13 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike. Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Vlorë/Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim shtetasi E. A., pasi në pallatin në pronësi të tij janë konstatuar 6 lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në 6 apartamente të ndryshme.

DVP Tiranë/Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet Nr. 1, 4 dhe 5 arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., V. Ll. dhe Z. F., proceduan penalisht shtetasin F. B. dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Ç.

DVP Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasit B. G. dhe H. D., si dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. D. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër proceduan penalisht shtetasit T. D. dhe E. D.

DVP Gjirokastër/Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u proceduan penalisht shtetasit M. B., V. M., H. M., B. I. dhe F. M.

DVP Shkodër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi Y. U.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u proceduan penalisht shtetasit P. P. dhe Gj. T.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u procedua penalisht shtetasi S. L.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit është ndaluar shtetasi S. D., i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, më datë 14.10.2021, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Nga diplomacia te dashuria, botohet letërkëmbimi i Mid’hat Frashërit! Uran Butka: Kush ishin të dashurat e...
Previous article NJË ZARF I ZI NË SHTËPINË E "BIG BROTHER"/ Paralajmërim për Arditin. Ja ARSYEJA (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT