• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VETINGU NË POLITIKË DO GODASË TË PARIN BERISHËN”/ Çupi: Posedon pasuri të jashtëzakonshme, i shkojnë pas vetëm të korruptuarit
Home
Politikë

“VETINGU NË POLITIKË DO GODASË TË PARIN BERISHËN”/ Çupi: Posedon pasuri të jashtëzakonshme, i shkojnë pas vetëm të korruptuarit

26 October, 2021 Delo.autor Politikë

Analisti Frrok Çupi ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike për të futur politikën në veting, ndërsa ka zbuluar arsyet se përse ish-kryeministri Sali Berisha është kundër kësaj nisme. Duke folur në një studio televizive, analisti Çupi shprehet se vetingu në politikë do godasë të parin ish-kryeministri Berisha, ndërkohë që e ka akuzuar këtë të fundit se posedon pasuri të jashtëzakonshme.

Madje, zoti Çupi ka paralajmëruar se fatin e Berishës do të kenë edhe ata që i qëndrojnë pas, referuar këtu mbështetjes për “Foltoren”. Sipas tij, ish-lideri demokrat është një politikan i korruptuar. “Sali Berisha është i tmerruar nga propozimi i Lulzim Bashës për të futur politikën në veting, pasi e di që do të kontrollohet dhe do t’i zbulohet pasuria marramendëse që ka.

Po ashtu, Basha përmes vetingut të propozuar kërkon që të kontrollojë edhe zinxhirin dhe njerëzit që fshihen pas Berishës dhe që po e mbështesin atë. Këta janë një zinxhir të korruptuarish dhe nëse bie njëri prej tyre, pastaj do të bien të gjithë. Kjo tregohet edhe nga fakti që Berishës po i shkojnë në foltore dhe po i mbushin sallat, pasi po investohen paratë e korrupsionit dhe duan kaos. Pra, ata kanë frikë nga vetingu në politikë”, deklaroi ai.

Çupi: Berisha ka vdekur politikisht

Më tej analisti Frrok Çupi e cilësoi propozimin e Partisë Demokratike për veting në politikë si një nismë që synon krijimin e një shteti informal. Sipas Çupit, kjo nismë synon të krijojë 3 shtete, si shtetin e Bashës, shtetin e Berishës dhe shtetin e Ramës. Megjithatë, analisti Çupi shtoi se ish-kryeministri Berisha është tashmë drejt grahmës së fundit, pasi ai ka vdekur politikisht që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën person “non grata”. “Kjo nuk synon formimin e shtetit si nismë, është si një ndërtim pa leje, kemi pasur iniciativa që kemi deformuar shtetin, e kjo na ka çuar në kriza të mëdha.

Na çon në deflamacione të mëdha. Po dëgjoj zëra se Basha kërkon të ndëshkojë Berishën, por për mua nuk qëndron, pasi Berisha nuk ekziston, ka vdekur politikisht me vendimin e Amerikës. Zëra të tjerë, Berisha po e kundërshton se ka frikë se hetojnë për të dhe njerëzit e tij. Atë po e mbështesin njerëzit e korruptuar, një zinxhir i të korruptuarve. E ndaj po bëjmë një luftë shumë të madhe. Lufta e Bashës është e paprinciptë”, u shpreh ai. Më herët gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Çupi e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha si një përbindësh të korrupsionit.

“Sa është i korruptuar Berisha? Për nga volumi i pasurisë së grabitur publikut, do ta shikojmë gjatë rrugës kur do t’i konfiskohen pasuritë: Toka, apartamente, pallate, vila, dollarë, lek ose euro, metale të çmuara, bizhuteri. Një gjë di, që Berisha nuk lë gjë e vlerë pasurore që të bjerë për dhe- siç thuhet në gjuhën e përditshme “përdhe”. Ai është fantastik për të marrë që nga 100 euro e deri te qilimi i zyrës së presidentit. Por ta kufizosh përcaktimin “i korruptuar” ndaj Berishës vetëm pse ai ka grabitur zyrtarisht pasurinë publike dhe ka larë para, kjo është minore. Sali Berisha është i korruptuar përbindësh, mbi të gjitha se shkatërroi shtetin, minoi demokracinë që është po shteti, dhunoi të drejtën e njeriut, kreu krim kundër njerëzimit”, nënvizoi analisti Frrok Çupi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KYÇE PËR ULJEN E SHKALLËS SË INFEKSIONIT"/ SHBA pritet të vendosë për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç
Previous article KORONAVIRUSI/ Italia sot mbylli “kufirin” me Shqipërinë, ja kategoritë që lejohen të udhëtojnë

Delo.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT