• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULIMI/ Kombinimi Pfizer-AstraZeneca krijon më shumë mbrojte se dy doza të së njëjtës vaksinë
Home
Jetë

ZBULIMI/ Kombinimi Pfizer-AstraZeneca krijon më shumë mbrojte se dy doza të së njëjtës vaksinë

25 October, 2021 F.autor Jetë

Një nga zhvillimet më të rëndësishme shkencore që doli nga pandemia e Covid-19 ishte pa dyshim vaksina që kufizon përkeqësimin e simptomave, por pas saj edhe përzierja e vaksinave nga kompani të ndryshme. Kur nisi debati i përzierjes së dozave të vaksinave në botë, Gazetasi.al kontaktoi me ekspertët e shëndetit publik për të pyetur nëse kjo strategji mund të funksiononte edhe tek ne.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, i tha asokohe Gazetasi.al se një proces i tillë po vlerësohet nëse do të përdoret dhe se vendi ynë ka kapacitetet për ta përdorur këtë metodë nëse miratohet.

Ndërkaq ekspertët e huaj kanë këshilluar përzierjen e dozave të vaksinës Pfizer dhe AstraZeneca dhe mbi këto vaksina është ndërmarrë edhe studimi i parë, i kryer në muajin Prill nga studiuesit në universitetin e Oksfordit. Prova klinike fillimisht kishte rreth 800 pjesëmarrës dhe synonte të testonte përgjigjet imune ndaj kombinimit të vaksinës Pfizer me AstraZeneca, vaksina e parë që përdor udhëzimin e ARN për të shkaktuar një përgjigje imune dhe vaksina e dytë e cila përdor një virus të padëmshëm për të transportuar një gjen kryesor të koronavirusit në qeliza.

Por ky studim nuk u mirëprit nga të gjithë. Shefja e kërkimeve shkencore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një deklaratë për mediat tha se ishte kundër ndaj kësaj qasje. Soumya Swaminathan tha se ka pak të dhëna për ndikimin në shëndet të përzierjes së vaksinave të ndryshme. “Është pak një trend i rrezikshëm. Ne kemi një gjë pa të dhëna, pa prova për sa i përket përzierjes. Do krijohet një situatë kaotike në të gjitha vendet nëse qytetarët fillojnë të vendosin se çfarë doze të dytë do marrin, “tha Swaminathan.

Por një sërë shkencëtarësh thonë se përzierja e goditjeve gjithashtu mund të japë mbrojtje edhe më të mirë. Nga ana tjetër shkencëtarët britanik duke u bazuar tek e shkuara thanë se kanë arsye për të besuar në kombinimin e vaksinave, pasi e kanë provuar këtë gjë edhe më herët me disa programe të tjera imunizimi si Ebola. Ministri i shëndetit publik Nadhim Zahawi në Britani prej fillimit të studimit në universitetin e Oksfordit është shprehur se kjo është një metodë e sigurt, pasi përzierja e dozave është “diçka që është bërë historikisht” edhe me vaksinat e tjera të tilla si ato për hepatitin, poliomielit, fruth, shyta dhe rubeolë.

Ndërkaq shpresëdhënës për përzierjen e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca ka qenë një studim i fundit tek 721,787 individë në Suedi që ka treguar se njerëzit që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe dozën e dytë Pfizer ose Moderna kanë më shumë antitrupa kundrejt Covid-19 se sa personat që kanë marrë dy doza AstraZeneca. Studimi është publikuar revistën “The Lancet Regional HealthTrusted Source” dhe tregon se kombinimi i vaksinës me teknologjinë mRNA dhe i asaj të teknologjisë tradicionale me vektor nxit një mbrojtje më të lartë ndaj Covid-19.

Të dhënat treguan se 430.100 persona që kishin marrë dy doza të vaksinës AstraZeneca dhe 110.971 kishin marrë një dozë AstraZeneca e ndjekur nga një dozë vaksine mRNA. Studiuesit i krahasuan këta individë me një person të pa vaksinuar të së njëjtës gjini të lindur në të njëjtin vit dhe nga e njëjta zonë. Ekspertët i ndoqën pjesëmarrësit deri në 183 ditë, nga 14 ditë pasi personat e vaksinuar morën dozën e dytë për të përcaktuar nëse ishin infektuar me SARS-CoV-2. Ata zbuluan se njerëzit e vaksinuar me dy doza të së njëjtës vaksinë kishin mbi 3.5 herë më shumë gjasa të prekeshin nga një infeksion SARS-CoV-2 sesa personat që ishin imunizuar me dy doza të ndryshme.

“Pra, nëse një vend ka furnizime të vaksinave AstraZeneca dhe mRNA, ata mund të konsiderojnë kombinimin e vaksinave”, tha Jeff Kwong nga Shkolla e Shëndetit Publik Dalla Lana, Universiteti i Torontos, Kanada./ SI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA TURPËRUESE/ Solskjaer drejt largimit, shtypi anglez zgjedh zëvendësuesin. Tre emra në garë
Previous article "TURP TË TË VIJË"/ Sabiani i kërkoi llogari, përlotet Paloma: Doja të të thoja por s'më la...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT