• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DEMIR BACKËS/ Artan Hoxha “zbërthen” SKEMËN: Targat, kamerat dhe roli i familjes
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E DEMIR BACKËS/ Artan Hoxha “zbërthen” SKEMËN: Targat, kamerat dhe roli i familjes

25 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur skemën e ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në Fier. Hoxha tha se personat që kanë kryer ekzekutimin janë të ndarë me një skemë të mirë strukturuar nga porositësit te ekzekutorët dhe persona që kanë djegur makinën.

Ai tha se këta të fundit janë paguar vetëm për djegien e makinës për të krijuar konfuzion te policia dhe nuk kanë pasur lidhje me ekzekutimin e Backës.

“Ngjarja është raportuar nga qytetari digjital si një qytetar i dhunuar. I ka kapur grupi që kontrollonte territorin. Unë mendoj se është e rëndësishme të prevalojë gjakftohtësia dhe qetësia.

Edhe në Fier i zgjidhin vetë problemet. Kemi të bëjmë një familje që janë shumë të fuqishëm financiarisht. Janë shqiptarët e Kosovës të vendosur në Fier dhe janë bërë shumë të fuqishëm. Personat që janë goditur i kanë të gjitha mundësitë për të krijuar një zinxhir që do kishte pasoja.

Aty thuhet kanë ikur në drejtim të Vlorës. Po kush i pa që kanë ikur në drejtim të Vlorës. Makina e atentatit çohet në një drejtim tjetër ndërsa makina është çuar në drejtim tjetër. Ata kanë ikur në drejtim të fshatit Daullas.

Fieri është një qytet që ka më shumë hyrje dhe dalje në Shqipëri. Ngjarjet në Fier janë shumë të sofistikuara. Ai që ka djegur makinën ka pasur vetëm atë detyrë, të djegë atë makinë”, tha Hoxha.

Ai theksoi se vendi ku ka ndodhur ngjarja është e pajisur me kamera sigurie dhe do të jetë pamjet e marra prej tyre që do të çojnë policinë në ndonjë indicie për zbulimin e autorëve.

Ai u shpreh se targat e Kosovës kanë lidhje me origjinë e viktimës, i cili është mes shqiptarëve të Kosovës të vendosur prej vitesh në Fier.

“Makina është me targa të Kosovës sepse viktima është me origjinë nga Kosova  Subjekti ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie. Autorët kanë kryer atentatin. Automjeti është me numër shasie të fshirë. Autorët janë kujdesur të fshijnë edhe numrat e armëve.

Unë besoj se me autorët e kësaj ngjarje ose kush fshihet pas kësaj ngjarje. Kemi të bëjmë me organizatorë, financues dhe ekzekutorë. Nëse kapen autorët ti nuk shkon dot te porositësi dhe te financuesi.

Ngjarjet e fundit, kanë dëshmuar se kemi vrasës me pagesë që nuk janë kapur. Në rastin e Backajve është e vështirë të përdorësh vrasës lokalë. Duhet të ndërtosh një skemë që të jetë më e vështirë për t’u zbuluar.

Ti mund të shoqërosh 25 veta atje por ato nuk kanë asnjë vlerë. Policia do ketë avantazh nëse i bind familjarët të bashkëpunojnë.

Kjo ka hapur probleme të mëdha në Fier. Palët e përfshira kanë para, logjistikë, burime njerëzore të mëdha. Kanë lidhje te forta në politikë në gjyqësor.

Prandaj Fieri është aq i ndërlikuar. Sepse është i ndërlidhur me shumë interesa. Ekzekutimi në atë formë është jashtë rregullatorit të asaj që ndodhte deri tani në Fier.

Në Fier që dje ka pasur një formë rivlerësimi të masave të sigurisë. Njerëzit në qytet janë spostuar në zonat e veta“, tha Artan Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN LLOGARI NË KUVEND/ Basha: Shqipëria e dyta në botë pas Zambias. Kjo taksë u kushton bizneseve...
Previous article TIRANA-PARTIZANI/ Interesim i jashtëzakonshëm për derbin, ja sa tifozë pritet që të jenë në “Air Albania”

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin Aktualitet

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT