• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Cigaret elektronike nuk i ndihmojnë njerëzit që të lënë duhanin
Home
Jetë

STUDIMI/ Cigaret elektronike nuk i ndihmojnë njerëzit që të lënë duhanin

25 October, 2021 F.autor Jetë

Cigaret elektronike janë promovuar vitet e fundit si një “alternativë më e sigurt”ndaj pirjes së duhanit, dhe një rrugë përmes së cilës shumë duhanpirës e braktisin këtë ves. Por një studim i ri ka zbuluar se cigaret elektronike nuk duket se po i ndihmojnë njerëzit që ta lënë duhanin.

Përkundrazi, sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, ata që e përdorin këtë pajisje elektronike kanë më shumë gjasa që t’i rikthehen pirjes së duhanit brenda 12 muajve të ardhshëm. “Gjetjet tona sugjerojnë se njerëzit që e kanë lënë duhanin dhe kanë kaluar tek cigaret elektronike apo produkte të tjera ngjashme, kanë qenë 8.5 për qind më të rrezikuar t’i rikthehen duhanit një vit më vonë, krahasuar me ata që kanë hequr dorë nga të gjitha produktet e duhanit”-thotë autori kryesor i këtij studimi, profesor Xhon Pirs.

“Lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një duhanpirës për të përmirësuar shëndetin e tij. Por të dhënat tregojnë se kalimi nga cigaret klasike tek ato elektronike e bën më pak të mundshme, në mos të pamundur, lënien e duhanit”- thekson ai.

Ekipi përfshiu në studim 13.604 duhanpirës në Shtetet e Bashkuara, të cilët u vëzhguan gjatë viteve 2013-2015, për të eksploruar ndryshimet në përdorimin prej tyre të 12 produkteve të duhanit. Në atë kohë, studiuesit krahasuan duhanpirësit e mëparshëm me ata që kaluan vetëm tek cigaret elektronike apo alternativa të tjera të duhanit.

Në mesin e duhanpirësve që hoqën dorë nga të gjitha produktet e duhanit, 50 për qind hoqën dorë nga cigaret për të paktën 12 muaj. Ndërkohë vetëm 41.5 për qind e atyre që kaluan tek përdorimi i cigareve elektronike apo i alternativave të tjera, kishin të njëjtin sukses.

“Synimi ynë në këtë studim, ishte të vlerësonim nëse ish-duhanpirësit që kishin kaluar tek cigaret elektronike apo ndonjë produkt tjetër i duhanit, kishin më pak gjasa që t’i riktheheshin pirjes së duhanit, në krahasim me ata që hoqën plotësisht dorë nga pirja e duhanit”-shprehet ekspertja tjetër Karen Meser.

Studimi i botuar në “JAMA Network Open” është i pari i këtij lloji. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), u kanë sugjeruar duhanpirësve që kanë probleme me lënien e duhanit që të përdorin cigaret elektronike si një fazë tranzitore.

Cigaret elektronike ngrohin një lëng që përmban nikotinë, aromatizues dhe kimikate të tjera, të cilat prodhojnë një avull që përdoruesit e çojnë në mushkëritë e tyre. Autorët e studimit zbuluan se përdorimi i cigareve elektronike, nuk i ndihmon aspak duhanpirësit që të shmangin me sukses mos-pirjen për një afat të gjatë të cigareve tradicionale.

Studiuesit përdorën të dhëna nga studimi i gjatë PATH (Vlerësimi i Shëndetit të Popullatës Duhanpirëse), për të arritur në përfundimet e tyre. Në vëzhgimin e parë vjetor, 9.4 për qind e pjesëmarrësve, që të gjithë duhanpirës të vjetër, e braktisën me sukses këtë ves.

Nga këta “ish-duhanpirës”, 63 për qind qëndruan pa pirë duhan gjatë studimit. Ndërkohë, 37 për qind kaluan në një formë tjetër të produktit të duhanit. Nga këta, 1 në 4 përdorte cigare elektronike, dhe shumica prej tyre i përdorte çdo ditë.

“Nëse kalimi tek cigare elektronike do të ishte vërtet një mënyrë e vlefshme për të lënë duhanin, ata që kaluan tek cigaret elektronike duhet të kishin norma shumë më të ulëta të rikthimit tek pirja e cigareve klasike. Por ne nuk gjetëm asnjë dëshmi për diçka të tillë”- përfundoi Pirs. / StudyFinds – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA TURPËRUESE NË NORVEGJI/ Mourinho dhe tekat e tij, ja çfarë pritet të ndodhë me Kumbullën...
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Derbi gjithnjë përtej futbollit…

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT