• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APEL PËR EMIGRANTËT/ Papa: Të pranohen dhe të integrohen…
Home
Nderkombetare

APEL PËR EMIGRANTËT/ Papa: Të pranohen dhe të integrohen…

24 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku u bëri thirrje të dielën qeverive të vendeve të ndryshme që të mos i kthejnë emigrantët në vende të pasigurta si Libia, ku shumë prej tyre kanë rënë pre e torturave çnjerëzore, njësoj si në kampet e përqendrimit.

Apeli i atit të shenjtë në meshën e së dielës erdhi teksa liderët evropianë po përpiqen të tejkalojnë dallimet e tyre mbi menaxhimin e emigrantëve, një çështje kjo mjaft e ndjeshme për grupet nacionaliste dhe populiste në mbarë BE-në.

“Të dashur vëllezër dhe motra, shpreh afërsinë time me mijëra emigrantët, refugjatët dhe njerëzit e tjerë që kanë nevojë për mbrojtje në Libi. Nuk ju harroj! Dëgjoj të qarat tuaja dhe lutem për ju. Shumë nga këta njerëz janë subjekt i një dhune çnjerëzore. Edhe njëherë i kërkoj komunitetit ndërkombëtar të gjejë zgjidhje konkrete dhe afatgjata për të menaxhuar flukset e emigrantëve nga Libia dhe gjithë Mesdheu”, u shpreh Papa.

Këtë muaj, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut kërkoi një hetim mbi atë që e quajti “përdorim të tepruar dhe të panevojshëm të forcës” nga forcat libiane të sigurisë, të cilat për të ndaluar emigrantët afrikanë kanë qëlluar për vdekje disa prej tyre.

BE ka përforcuar rregullat për azilin dhe kufijtë e tij të jashtëm që kur më shumë se 1 milion refugjatë dhe emigrantë arritën Evropën përmes detit Mesdhe 6 vjet më parë dhe nënshkruan marrëveshje me vende si Turqia dhe Libia që njerëzit të qëndrojnë në vende të tjera përgjatë rrugës së tyre./Euronews.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIMI PA GOLA/ Roma-Napoli për rekord, Mourinho dhe Spalletti e mbyllën sfidën me karton të kuq
Previous article ME KËNGË DHE KËRCIM/ Banorët festojnë përfundimin e provës javore

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT