• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA I SHPALLI DY DIPLOMATË “NON GRATA”/ Rusia: Provokim i qëllimshëm
Home
Nderkombetare

KOSOVA I SHPALLI DY DIPLOMATË “NON GRATA”/ Rusia: Provokim i qëllimshëm

24 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me vendimin e Kosovës për t’i shpallur non grata dy zyrtarë rusë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, në një deklaratë të publikuar në faqen e ministrisë ruse tha se ky vendim “nuk do të ketë pasoja për statusin e tyre juridik”.

“Ne supozojmë ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin juridik të diplomatëve të përmendur rusë”, tha ajo.

Rusia i bëri thirrje misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK dhe forvace paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO, gjegjësisht KFOR-it që të reagojnë.

Zakharova e quajti “provokim të qëllimshëm” këtë vendim, dhe në favor të, siç shtoi, projektit perëndimor të Qeverisë së Kosovës, “e cila po ndjek një politikë agresive të drejtuar kundër Rusisë dhe rolit të saj konstruktiv në Ballkan”, transmeton Express.

“I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të personelit të zyrës ruse në Prishtinë. Ne presim garanci të duhura me shkrim nga administrata e OKB-së”, deklaroi Zakharova.

Sipas Zakharovës, zyrtarët e shpallur non grata janë të akredituar nga UNMIK-u.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premtën se gjatë kësaj jave kishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’i shpallte “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, duke theksuar se aktiviteti i tyre “ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Menjëherë pas këtij vendimi, ambasada e Rusisë në Serbi reagoi me një deklaratë duke theksuar se Rusia nuk i njeh këto veprime të Kosovës.

“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, prandaj nuk e njohim qeverinë e tyre apo strukturat e tjera. Asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore për ne. Ne po bashkëpunojmë me misionin e UNMIK-ut, duke përfshirë këto çështje, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse në Beograd./ Gazeta Ekspres

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Google alarmon të gjithë përdoruesit e Chrome
Previous article "NUK DUA TË KEM..."/ Njëherë e mirë, Fifi dhe Graniti sqarojnë raportin mes tyre

s.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT