Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Republikës arabe të Egjiptit, Mostafa Madbouly.
Në fjalën e tij kryeministri i Egjiptit tha se kanë folur për përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, teksa tha se kanë nënshkruan sot edhe tre marrëveshje.
“Ka qenë një kënaqësi dhe nder të takohesha me ju sot dhe delegacionin tuaj. Kjo vizitë e rëndësishme reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh. Kemi patur diskutime të rëndësishme sot. Patën nderin të priteshim edhe nga presidenti. Duke qenë në qendër në qendër të dy rajoneve dy vendet luajnë një rol të rëndësishëm të stabilitetit.
Në takim tonë sot me kryeministrin diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tona, në turizëm, energji, tregëti dhe kulturë. Shkëmbyem pikëpamje për çështjen ndërkombëtare. Theksova rëndësinë e ngritjes së një komisioni të përbashkët të tregëtisë. Nënshkruam 3 marrëveshje bashkëpunimi. Kjo vizitë një pikë kthese të bashkëpunimit mes dy vendeve. Egjipti pret të forcojë marrëdhëniet me të” tha ai.
Marrëveshjet e nënshkruara:
1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.


