• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DO T’A LEJOJMË”/ Basha: Rama po përpiqet që të pengojë ngritjen e tre komisioneve hetimore
Home
Politikë

“NUK DO T’A LEJOJMË”/ Basha: Rama po përpiqet që të pengojë ngritjen e tre komisioneve hetimore

23 October, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mesditën e kësaj të shtune ka përsëritur sërish vendimin e PD-së për kërkesën e tyre për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.

Basha thotë se kryeministri Edi Rama dhe PS  po përpiqen që të pengojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore. “Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë”, shprhet Basha ndër të tjera.

“Siç e keni parë, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen lidhjes të shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare.

Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.

E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale.

Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë”, ka thënë Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA KUNDËR VETTINGUT NË POLITIKË/ Basha: E ka firmosur vetë në 2018. Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit
Previous article E RËNDË NË SHËNGJIN/ Një grua afgane qëllon me thikë një person

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT