Laçi është zgjuar i mbuluar nga tymi këtë të shtunë. Gjatë natës ju është vënë flaka mbeturinave ne kodrat e qytetit.
Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së Malësisë së Kurbinit.
Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.


