• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Samiti i fundit i BE-së për “makinën e kompromisit” Angela Merkel
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Samiti i fundit i BE-së për “makinën e kompromisit” Angela Merkel

23 October, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në samitin e fundit të BE-së për Angela Merkelin u dhanë duartrokitje frenetike lamtumire. Debatet e zjarrta për temat si shteti ligjor dhe migracioni BE-ja në të ardhmen do të duhet t’i zgjidhë vet pa Merkelin.

Një video që zgjati dy orë e gjysmë me imazhe nga çastet më interesante të samiteve të BE-së me një kolonë muzikore me piano. Një fjalim, në të cilin u theksua, një samit i BE-së pa Angela Merkel-i është si Parisi pa kullën Eiffel apo si Roma pa Vatikanin. Dhe një skulpturë si dhuratë lamtumire, që paraqet Këshillin Europian në Bruksel. Kështu iu shpreh lamtumira Merkelit prej kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe 26 homologeve dhe homologëve të kancelares gjermane nga vendet anëtare. Nisur nga fakti që me gjasë në dhjetor në samitin e radhës postin e kancelarit si pasues i Merkelit do ta marrë socialdemokrati Olaf Scholz, ky takim i 107 i BE-së në nivel të lartë është i fundit për kancelaren Merkel.

„Oaz i qetësisë brenda BE-së”

Ndërsa kancelari austriak Alexander Schallenberg e përshkroi Merkelin si „oaz i qetësisë brenda BE-së” dhe si „padyshim një europiane të madhe”, kryeministri i Luksemburgut nxorri në pah një të fshehtë, kur tha, se: “Shumica e njerëzve nuk e dinë, por zonja Merkel ishte një makinë kompromisi.” Dhe: “Mua do të më mungojë shumë ajo.”

Belgien | EU Gipfeltreffen in Brüssel - Angela Merkel begrüßt Stefan Lofve

Faktikisht është pikërisht aftësia e Merkelit, që ka mundur të ndërmjetësojë mes pozicioneve të ndryshme në BE, ajo çfarë mund t’u mungojë këtej e tutje të 26 krerëve të BE-së.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti atë „një faktor stabiliteti”, që në kohë të vështira politike ka qenë absolutisht i nevojshëm. Për këtë, tha ai, e vlerësoj shumë atë.

Angela Merkel vet zgjodhi fare pak fjalë emocionuese kur doli para gazetarëve pas takimit dyditor në Bruksel. Ajo tha, se largohet në një kohë, që i krijon asaj shqetësim. „Ne kemi mundur të përballojmë shumë kriza.” Por: “Problemet e hapura për pasuesin tim janë të mëdha.”

Dy tema, që sipas Merkelit preokupojnë më së shumti unionin janë migracioni dhe mbrojtja e shtetit ligjor, e këto dy tema dominuan edhe samitin e BE-së.

Polonia dhe shteti ligjor

Kryeministri polak Mateusz Moraviecki ishte në fokus. Polonia prej vitesh është duke e rikonceptuar sistematikisht sistemin e drejtësisë. Edhe pse kjo temë prej kohësh po e përçan unionin, Gjykata Kushtetuese polake e ka nxitur debatin në një nivel të ri, pasi gjykoi, që pjesë të së drejtës së BE-së nuk përputhen me të drejtën kombëtare në Poloni. Në një konferencë shtypi pas samitit Moraviecki i akuzoi disa shtete të BE-së, se nuk po e kuptojnë drejt reformën në drejtësi të Polonisë. Polonia nuk ka problem me shtetin ligjor, sipas tij.

Por shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish të BE-së kanë një mendim tjetër për këtë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkoi „gjeste konkrete” nga qeveria polake.

Belgien EU Gipfel Treffen

Polonia luan një rol vendimtar në Bruksel edhe lidhur me grindjen e mbetur në vend-numëro për politikën e azilit dhe të migracionit në BE. Ashtu si edhe shtetet e tjera të BE-së Polonia akuzon kreun e shtetit fqinj Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, se po nxit ardhjen e të arratisurve dhe migrantëve përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë drejt BE-së.

„Kërcënim hibrid”

Angela Merkel e quajti këtë veprim si një „kërcënim hibrid” dhe „instrumentalizim politik” në kurriz të njerëzve. Të gjitha shtetet e BE-së ndajnë këtë mendim, por nga ana tjetër nuk janë në unanimitet se si duhet të reagojnë ndaj kësaj situate.

Ndërsa Gjermania propozon sanksione, një sërë vendesh të BE-së, ndër to Polonia, Letonia dhe Lituania kërkojnë më shumë para dhe ndihma për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së.

Kancelari austriak Alexsander Schallenberg kërkoi, që BE të financojë dronë dhe gardhe kufiri. „Përse duhet që vetëm taksapaguesit lituanezë ta mbajnë këtë barrë, kur në fakt ata na mbrojnë edhe ne”, tha Schallenberg. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen , e hodhi poshtë këtë propozim. Gardhe me tela me gjemba dhe mure, sipas saj, nuk financohen nga BE.

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha, se BE-ja duhet të gjejë „ekuilibrin” e duhur për të vepruar konform të drejtave të njeriut.

Grindja për politikën e azilit dhe migracionit e preokupon prej vitesh BE-në. Ndonëse Komisioni i BE-së në vjeshtën 2020 prezantoi një pakt të ri migracioni, qysh atëherë asgjë nuk ka lëvizur. Gerald Knaus, kryetar i think-tank Nisma Europiane e Stabilitetit, sheh me shqetësim gjendjen në kufijtë e jashtëm të BE-së me Bjellorusinë: „Ne do të përjetojmë, se si njerëzit në dimër vdesin, sepse BE-ja nuk i lejon ata të hyjnë. Kjo është e tmerrshme.”

Që tema e migracionit në union nuk është zgjidhur ende, tha kancelarja Angela Merkel, kjo e bën BE-në të brishtë nga jashtë. Merkel vet pas 16 vjetësh në post nuk ia ka dalë të negociojë një zgjidhje, edhe pse ajo vlerësohet si „makinë kompromisi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DOLA NGA SHTËPIA PËR 3 MUAJ"/ Bebe Rexha rrëfen për fillimet e karrierës së saj: Ankthin e menaxhoja duke…
Previous article KA FILLUAR VALA E KATËRT E KORONAVIRUSIT? RKI paralajmëron rritjen e infektimeve

Delo.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT