• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURON QYTETARËT/ Gonxhe: Bileta për transportin ndërqytetës nuk rritet…
Home
Sociale

SIGURON QYTETARËT/ Gonxhe: Bileta për transportin ndërqytetës nuk rritet…

22 October, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në ABC përballë gazetares Jonida Shehu siguroi qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës për transportin ndërqytetës. “Të gjitha çmimet e transportit ndërqytetës nuk ka arsye të ketë prekje të çmimit për qytetarët” tha ai.

Por a do të ndodhë e njëjta gjë edhe për transportin urban? Gonxhe nuk dha siguri duke u shprehur se kjo është kompetencë e bashkive për të menaxhuar situatën për transportin brenda qytetit. “Për transportin urban nuk jam autoriteti që të them me garanci. Me siguri ata (bashkia) janë duke punuar me projektet e tyre” tha ai.

Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës duke kërkuar indeksimin e çmimit të karburantit. Por Gonxhe shprehet se këtë problem duhet ta zgjidhë bashkia e Tiranës, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Transportit i kalon Tiranës, por edhe bashkive të tjera një pjesë të mirë të fondit që vjel nga taksat.

“Transporti ubran është juridiksion i bashkive dhe është një moment që ka të bëjë me autonominë e tyre, është tagër i tyre. Është shumë e vështirë të flas unë, pasi një bashki ndryshon nga tjetra.

Por të thoshim se ky problem mund të zgjidhet vetëm nga bashkitë nuk do të ishte e drejtë, natyrisht që shumë zgjidhje vijnë në një sinergji me qeverinë qendrore. Ne japim cdo vit 25% të gjithçkaje që mbledhim nga taksat e mjeteve, u shkon bashkive.

Vetëm për 2018-2021 vetëm për bashkinë Tiranë janë 15 mln dollarë që ia kemi kaluar në një transfertë direkte, që këto fonde duhet të ndihmonin për politikat. Nuk është se vijmë nga askund, nga asnjë lloj mbështetje” tha ai.

E ndërsa u shpreh se do të ketë një rilicencim, Gonxhe e vendosi theksin te aksioni anti-informalitetit që nisi sot me ndihmën e policisë së shtetit.

“Kjo është një punë që vijon kontrolli nga Taks Forca, që krijohet provizorisht me etapa dhe periudha, kjo ka qenë në qershor 2019 është riformatuar, pasi kishte një nam shumë të keq. Kjo punon cdo ditë. Ministrja foli për një ndërhyrje shumë herë më të forcë me policinë e shtetit.

Nuk ka nota disfatiste në atë që po ndodh, ne duam që të ndihmojmë, që të bëhet më shumë dhe po mundohemi dhe nuk është se situata ka shkuar atje ku nuk mban më. Po të ecim krah për krah me bashkitë mendoj se nuk ka problem financiar ky sektor dhe ky që përballemi, problemi është cështje informaliteti, që duhet të jetë një nga prioritetet kryesore” tha ai.

Pas goditjes së informalitetit dhe fiskalizimit, ai paralajmëroi se çmimet e biletës do të ndryshojnë. “Janë me çmimet e vitit 2004 dhe çmimet duhen riparë. Ne po i përditësojmë. Cdo qeveri që vjen temën e çmimit të biletës e ka tabu, por vjen një moment që pas shumë vitesh tregu ka bërë të vetën. Është një fluks krejt tjetër, kërkojnë një përditësim të analizës dhe kostos” tha ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTO GP/ "Doktor" Rossi mesazh emocionues fansave para garës së shtëpisë
Previous article SHOKON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-lojtari i Manchester United: Kur isha 13 vjeç jam abuzuar seksualisht nga…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT