• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PARALAJMËROI BALLUKU/ Nis aksioni kundër informalitetit në transportin e pasagjerëve, Task Forca kontrolle në Tiranë
Home
Sociale

E PARALAJMËROI BALLUKU/ Nis aksioni kundër informalitetit në transportin e pasagjerëve, Task Forca kontrolle në Tiranë

22 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Task Forca e Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka nisur një aksion për goditjen e paligjshmërisë ndaj subjekteve të cilat ushtrojnë aktivitetin e transportit të pasagjerëve pa qenë të pajisur me licencat përkatëse.

Ditën e sotme, aksionet e Task-Forcës janë fokusuar kryesisht në Tiranë, rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, ndërsa në ditët në vijim aksioni do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar një sërë drejtuesish mjetesh të cilët ushtronin aktivitetin e transportit të pasagjerëve pa qenë të pajisur me licencë, apo raste ku licenca kishte kaluar afatin e vlefshmërisë. Brenda pak orëve, nga ana e Task Forcës, janë ndëshkuar afro 10 subjekte.

Një ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi nisjen e një aksioni të gjerë kundër goditjes së informalitetit në transportin publik të pasagjerëve dhe që do të vijojë edhe në javët në vijim në të gjitha akset rrugore të vendit. Deklarata e Balluku u bë gjatë një takimi që ministrja zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Publik, të cilët ngritën si shqetësim ushtrimin e aktivitetit nga ana e subjekteve të pa pajisur me licenca. Sipas tyre, konkurrenca e pandershme po dëmtonte operatorët e licensuar të cilët ndodhen në pozitë të vështirë për shkak të fazës së post pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTON 1 VJETORIN/ Elia Zaharia i dedikon të bijës fjalët më të ndjera (FOTO)
Previous article E PAPRITUR/ Elita Rudi bëhet pjesë e "Për'puthen", zbulohet pozicioni që i është besuar (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT