• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOA: BE në prag të një takimi të vështirë pas vendimit të gjykatës polake
Home
Nderkombetare

VOA: BE në prag të një takimi të vështirë pas vendimit të gjykatës polake

20 October, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Krerët e qeverive të Bashkimit Evropian janë duke u përgatitur për një takim të vështirë të enjten, në qendër të të cilit do të jetë një përplasje lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, sipas të cilit kushtetuta e Polonisë ka epërsi ndaj ligjeve të bllokut.

Të martën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri polak Mateusz Morawiecki u përballën me njëri -tjetrin në Parlamentin Evropian për këtë çështje.

Zonja Von der Leyen paralajmëroi Poloninë me pezullimin e së drejtës së votimit në Bashkimin Evropian dhe shkurtimin e fondeve të BE -së. Ajo tha se vendimi i gjykatës polake se e drejta kombëtare është mbi ligjin evropian, minon themelet e traktateve të BE -së.

Polonia ka marrë 227 miliardë dollarë fondet nga BE -ja që kur u bashkua me bllokun në vitin 2004 dhe ka kontribuuar 72 miliardë dollarë në BE.

“Jam thellësisht e shqetësuar,” u tha zonja von der Leyen eurodeputetëve në një debat të ashpër me zotin Morawiecki. “Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Evropian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rendit juridik evropian,” tha ajo.

Ajo shtoi se ishte hera e parë që një gjykatë e një shteti anëtar vendos se traktatet e BE-së janë të papajtueshme me kushtetutën kombëtare.”

Zoti Morawiecki mbajti qëndrim sfidues, duke akuzuar BE-në për arrogancë dhe shantazh.

“Është e papranueshme të flitet për ndëshkime,” tha ai. “Unë refuzoj gjuhën e kërcënimeve dhe faktit të kryer. Shantazhi nuk duhet të jetë mjet politik,” shtoi ai.

Varshava e ka thelluar më tej mosmarrëveshjen me BE-në duke refuzuar të shpërndajë Gjykatën Kushtetuese të Polonisë. Brukseli thotë se ajo është e mbushur me aleatë politikë të partisë populiste në pushtet, Ligj dhe Drejtësi dhe për këtë arsye është e paligjshme.

Vendimi këtë muaj se kushtetuta polake ka përparësi mbi vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe praktikisht mbi traktatet e bllokut, ka përshkallëzuar mosmarrëveshjen e Polonisë me Brukselin dhe duket se do të bëhet kriza më e rëndë e BE-së që kur Britania votoi për të dalë nga blloku në vitin 2016.VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA HUMBJA NDAJ PORTOS TEK KUALIFIKIMI/ Pioli: Duhet të besojmë. E lehtë të thuhet e më vështirë të bëhet
Previous article BARCELONA-DYNAMO KYIV/ Koeman i beson treshes së sulmit Depay-De Jong-Dest (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT