• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOZA E TRETË E VAKSINËS ANTI-COVID/ Anëtarja e Komitetit të Imunizimit: Do injektohet 6 muaj pas dy të parave
Home
Sociale

DOZA E TRETË E VAKSINËS ANTI-COVID/ Anëtarja e Komitetit të Imunizimit: Do injektohet 6 muaj pas dy të parave

20 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Komiteti i Imunizimit në vendin tonë ka dorëzuar tashmë rekomandimet për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID. Një prej anëtareve, Aida Bushati shpjegon se doza e tretë do të jetë për moshat mbi 60 vjeç dhe grupet e riskut dhe do të injektohet 6 muaj pas injektimit të dozës së dytë.

“Janë të gjithë popullata mbi 60 vjeç dhe të gjithë grupet e riskut të përcaktuara sipas protokollit.  Rekomandimet sot janë pas 6 muajsh nga përfundimi i dozës së dytë të vaksinimit që patën të fazës së parë dhe të paktën tre muaj nëse kanë kaluar COVID ndërkohë që kanë qenë dhe të vaksinuar”, tha Bushati.

Doza e tretë do të jetë e kombinueshme por kryesisht do të përdoren vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca.

“Kombinimi ka treguar që është i suksesshëm, shumë vende të tjera e kanë praktikuar dhe kanë dal me mbrojte shumë të mirë”, shtoi Bushati.

Komiteti rekomandon një dozë të vetme vaksine edhe për moshat mbi 12 vjec. Për këtë kategori do të përdoret Pfizer.

“Bëhet fjalë për të gjithë fëmijët që janë mbi moshën 12 vjeç, ne rekomandojmë forcërisht që të bëjnë vaksinën grupet e riskut, fëmijët që janë me imunosupresor, fëmijët të cilët vuajnë nga patologji të sistemit imunitar apo që janë me patologji të tjera që kompromentojnë sistemin imunitar. Këto do bëjnë një dozë të vetme dhe natyrisht qe duhet dhe aprovimi i prindërve për fëmijët që nuk kanë patologji”, anëtarja e Komitetit.

Por përse ekspertët janë duke rekomanduar një dozë të tretë vaksine?

“Është e rekomandueshme, forcërisht e rekomandueshme sepse dihet që mbas 6 muajsh titri antikorpeve dhe i mbrojtjeve duke qenë se nuk është imunitet natyral bie, atëherë që këto njerëz të kenë sëmundshmëri më të lehtë dhe probabilitet më të ulët për ngjarje fatale duhet të bëjnë dozën e tretë të imunizimit”, theksoi ajo Bushati.

Në vijim Komitetit i Imunizmit do të shqyrtojë dhe  rekomandimet për futjen e vaksinës anti-COVID për grupmoshën 16-17 vjeç në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROGRES RAPORTI I KE/ Spiropali pret ambasadorin e Austrisë: Vullnet për të votuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të KPK dhe KP
Previous article COVID-19 NË KOSOVË/ Asnjë viktimë, regjistrohen 14 raste të reja në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT