• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUND TË JENË PËRDORUR VEKTORË TË PADEDEKTUESHËM”/ Eksperti komenton vdekjen e rusëve: Ja pistat e mundshme
Home
Aktualitet
Kronikë

“MUND TË JENË PËRDORUR VEKTORË TË PADEDEKTUESHËM”/ Eksperti komenton vdekjen e rusëve: Ja pistat e mundshme

20 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, shprehet se njëra prej pistave të mundshme mund të jetë edhe vrasje për shkak të “background”-it të ish-gjeneralit, ndërsa më tej shton se vendi nga ata vinin, Rusia, është kampion për laboratorët e gjeneratës së pestë të vektorëve, ku kryhen studime dhe eksperimentime që janë të ndaluara me konventë.

vdekja e ruseveI ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open”, në “Top Channel”, profesori thotë se, pa dashur të çojë në teori konspirative, një pistë tjetër e mundshme mund të jetë kjo, përdorimi i vektorëve të padetektueshëm.

“Këta vektorë çojnë në vdekje të ngadalshme dhe nuk është nevoja as t’i konsumosh, mjafton një prekje dhe ky vektor bën veprimin në trupin e njeriut, duke shkaktuar vdekjen”, thotë Karamuço.

Ai tha se vetëm dje kishte mësuar se një prej viktimave, konkretisht 60- vjeçari Sergei Burenkov, ishte një profil kaq i lartë.

“Është vënë re gjatë këtyre viteve që vdekjet e shtetasve rusë në territore të tjera kanë qenë luftëra dhe konflikte, që ndër vite janë persekutuar dhe vrarë. Sa herë bëhet fjalë për rusë, ne kemi një vigjilencë më të lartë. Rusia është kampion i laboratorëve për gjeneratën e pestë të vektorëve, që studiohen dhe eksperimentohen, por janë të ndaluar me konventë. Shpikjet e tyre janë gjeniale. Shkencës i janë dashur disa vite për të zbuluar disa prej vrasjeve më gjeniale. Fakti që ka pasur prani të forcave të Antiterrorit, më bën të dyshoj se është duke u ndjekur nga ana e këtyre institucioneve. Pista është vrasje për shkak të ‘background’-it që ka pasur njëri prej personave, s’mund të them që është shtetërore. Në rast se laboratorët tanë nuk do të rrinë të gjejnë spektrin e shkakut, nuk e bën as gazi, as alkooli, mund ta bëj te personat në moshë madhore, por jo njësoj te të katërt. Mund të jenë përdorur vektorë të padetektueshëm! Duhet që të dihet edhe pse ishin këta persona në Ohër”, u shpreh Karamuço gjatë emisionit.

Më tej, ai shtoi se një tjetër pistë mund të jetë edhe rrjedhja e gazit dhe sipas tij duhet të jetë i gjithë hoteli një vendngjarje e jo vetëm bodrumi. Sipas tij, po të ngrihen pistat duhet të hetosh për të gjitha me radhë, me të gjithë itinerarin që kanë kryer.

“Këto vektorë kanë vdekje të ngadalshme. Ngjarja mund të ketë ndodhur diku tjetër, ose në Librazhd ose diku tjetër. Duhet parë kampioni i ushqimit që kanë konsumuar në Ohër. Disa prej këtyre vektorëve që janë shumë të frikshëm, po të ketë qenë profil aq i lartë dhe të krahasojmë me ngjarjet e tjera të ndodhura, ku një person me profil të përafërt me këtë që u vra, mund të dalim te përdorimi i disa preparateve që me laboratorin tonë nuk mund të identifikohen. Nuk është nevoja as t’i pish as t’i konsumosh, ai bën një veprim me lëkurën dhe nuk shkakton vdekjen e menjëhershme”, u shpreh profesori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA ME ARDITIN/ Paloma përlotet kur shpjegon situatën: Nuk ishte e qëllimshme
Previous article PSE VDESIN NJERËZIT NGA COVID EDHE PAS VAKSINMIT? Mjekja nga amerikane: Nëse merrni dozat, keni 11 herë më pak…

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT