• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QAJ SI K*RVË, DO TË TË FOTOGRAFOJ LAKURIQ”/ Kandidati për gjyqtar tenton të përdhunojë ish-të dashurën
Home
Sociale

“QAJ SI K*RVË, DO TË TË FOTOGRAFOJ LAKURIQ”/ Kandidati për gjyqtar tenton të përdhunojë ish-të dashurën

19 October, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Media sjell sot rastin e një magjistrati, kandidat për gjyqtar, Elis Dine. Sipas informacioneve, Elisi është pranuar nga shkolla e Magjistraturës dhe KLGJ dhe aktualisht është duke përfunduar praktikën pranë Gjykatës, Dhoma Penale dhe pritet të dalë gjyqtar. Por e shkuara e Elisit është e errët dhe me probleme, pasi në vitin 2013 ai ka marrë peng një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie.

Pasi raporti kishte përfunduar, Elisi e ka detyruar vajzën e re të hipte me forcë në makinën e tij, duke ushtruar dhunë ndaj saj. Më pas ai e ka çuar vajzën në pyllin e Semanit, ku donte ta zhvishte dhe përdhunonte, por fatmirësisht ai është parë nga fshatarët e zonës, të cilët njoftuan policinë dhe kjo e fundit arrestoi në flagrancë Elis Dinen.

Media ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila rrëfen me detaje ngjarjen.

“Isha duke ecur në trotuar duke shkuar për në shkollë, shikoj përpara meje Elisin me makinën e të atit të tij të cilën e ndalo para meje. Doli nga makina dhe më tha kam dy orë që të pres, futu në makinë, i thashë nuk futem por ai mu drejtua përsëri duke më bërtitur futu brenda që mos bëj ndonjë skandal që të të fus zvarrë në makinë.

U detyrova të futesha në makinë dhe fillova të qaja e frikësuar dhe ai më thoshte qaj tani si kurvë. Gjatë gjithë rrugës unë qaja, ai më godiste me grushta, më mori telefonin. Nga fshati Topojë deri në Seman më ka mbajtur për flokësh që të mos hidhesha nga makina. Mbëritëm në Seman dhe u fut me makinë në mes të pyllit. Ndaloi makinën dhe shkoi gjeti disa thupra dhe më tha dil nga makina se do të ta fus me thupër.

Dola nga makina dhe më tha, e shikon atë ndërtesën e braktisur? Ec drejt saj tani, do të të bëj foto dhe do të të zhvesh lakuriq. Duke ecur mes pyllit ktheu kokën mbrapa dhe shikon një makinë policie dhe erdhën drejt nesh, ku na shoqëruan në komisariat”, ishte një pjesë e dëshmisë së vajzës.

Kjo çështje u hetua asaj kohe nga prokurori i Fierit Enklid Gjini me dy akuza: përndjekje dhe heqja e paligjshme e lirisë së personit. Në dosje ishte raporti mjeko-ligjor dhe fotot e vajzës së dhunuar. Por prokurori Gjini e pushoi çështjen. Madje prokurori Enklid Gjini nuk i ka komunikuar vendimin e pushimit viktimës, vajzës e cila u dhunua në pyllin e Semanit.

Gazetari: Zoti Gjini pse e keni pushuar këtë çështje?

Enklid Gjini: Sepse është hetuar dhe është pushuar.

Gazetari: Nga njohuria ime juridike janë dy çështje që ndiqen kryesisht nga shteti.

Enklid Gjini: Jo kryesisht.

Gazetari: Po pse është pushuar, se vajza është dhunuar, është marrë në pyllin e Semanit?

Enklid Gjini: Është gjykuar, hetuar dhe është pushuar, janë regjistruar të gjitha provat.

Gaztari: Cilat prova?

Enklid Gjini: Merrni dosjet.

Gazetari: I kam marrë dosjet sepse ky zotëria ka dashur të përdhunojë këtë vajzë do bëhet gjyqtar dhe mosndëshkueshmëria sjell këtu ku jemi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NË KATEGORINË E DYTË/ Bashkia e Patosit reagon për ngjarjet e shëmtuara në Memaliaj
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Koke, Griezmann ndëshkon Liverpool. Ndërhyn VAR dhe... (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT