• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të shesësh hallin e Sali Berishës si çështje kombëtare!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të shesësh hallin e Sali Berishës si çështje kombëtare!

19 October, 2021 Redaktor1 OP-ED

Teknologjia që përdor propaganda për ta kamufluar hallin personal të një lideri politik, është sofistikuar deri në atë pikë, sa na e shesin atë si hall kombëtar. Si problem demokracie. Si çështje lirie. Sovraniteti. Vetëvendosje. Si shqetësime fondamental për partitë politike. Opozitën. Popullin. Shtetin. Si provën themelore për të ardhmen e atdheut. Si një çështje europiane. E deri si hallin më të madh të qytetërimit perendimor apo mbarë njerëzimit.

Është kjo edhe arsyeja se përse propaganda e Sali Berishës, po kërkon të na e shesë hallin e tij personal pas shpalljes “non grata” nga SHBA, si një hall të shqiptarëve. Si shqetësim mbarëpopullor. Si padrejtësi ndaj Shqipërisë. Dhe jo si një vendim të marë nisur nga akuza konkrete, vetëm ndaj ish Kryeministrit dhe familjarëve të tij, për akte korrupsioni që minojnë demokracinë dhe pengojnë drejtësinë. Çka do të thotë se përgjegjësia është individuale, ndaj edhe mbrojtja ndaj akuzave, është sfidë personale.

Nëse Sali Berisha është i pastër, nëse familjarët e tij janë engjëj, nëse SHBA nuk ka për to asnjë provë, fakt apo dokument siç pretendojnë, atëherë përse janë shqetësuar kaq shumë? Përse nuk bën “lideri historik” të vetmin akt politik që i mbetet në këtë rast, për tu larguar vullnetarisht nga PD e Parlamenti dhe të vendoset në dispozicion të drejtësisë publike dhe asaj juridike, derisa gjithçka të sqarohet? Duke e bërë rikthimin pas kësaj, nëse del vërtetë zyrtarisht i pastër, edhe më triumfator?

Përgjigjet janë shumë të thjeshta për çdo shqiptar tashmë. Vetëm një fajtor kërkon ti iki gjykimit. Vetëm një fajtor kërkon ti shmanget vlerësimit. Vetëm një fajtor përdor njëmijë e një mënyra për ti ikur përballjes me të vërtetën. Vetëm një fajtor nuk kërkon drejtësi, siç predikoi për 30 vjet me radhë për çdo shqiptar tjetër, por kërkon një bunker për të futur kokën e vet. Vetëm një fajtor nuk mer përsipër përgjegjësitë individuale, për të mirën e PD që e bëri nga kryetar, deputet, e deri tek Kryeministër dhe President të Shqipërisë.

Sali Berisha kishte 8 vjet që predikonte se gjithçka shkonte mirë në PD e opozitë, nën drejtimin e Lulzim Bashës, por vetëm pasi iu prek interesi personal kur e përjashtuan nga Grupi Parlamentar nisi të thotë të kundërtën. Deri atëherë për çdo humbje të PD, fajin e kishte Edi Rama, ndërsa tani çuditërisht fajin e paska patur vetëm Lulzim Basha. Sa ishte “qytetari dixhital”, problemi i vetëm ishte lidershipi dhe gjithkush tjetër që mbështet PS, ndërsa tani që është shpikur “Foltorja” problemi qenka brenda në PD.

Pasi mbaruan zgjedhjet e 25 prillit, rizgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD deri në 2025, ishte e rregullt. Ndërsa tani që ai mori anën e SHBA, kundër Sali Berishës, duhet shkarkuar. Duket larguar. Duhet mbledhur edhe njëherë Këshilli Kombëtar. Duhet ndryshuar Statuti i PD që të bëhet siç i leverdis Sali Berishës. Duhet zgjedhur një kryetar i ri i partisë. Duhen pranuar edhe fraksionet që nuk u lejuan kurrë. Duhen lejuar edhe rrymat, që janë nxjerrë sistematikisht jashtë.

Eh,… çti bësh! Histori e vjetër kjo me udhëheqësit autokratë. Sapo u rrëshket këmba e janë në hall, bëhen papritur demokratë e liberalë me fjalë, krej e kundërta e asaj çfarë kanë qenë me vepra!

Kjo që po ndodh me propogandën, që kërkon ta paqaqesi hallin personal të Sali Berishës si hallin më të madh kombëtar, nuk është diçka e re. Thjeshtë tregojnë se janë sofistikuar përmes provash që kanë kaluar më parë. Nuk e keni harruar besoj sesi e shitën djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, si një urdhër që kishin marë nga zëri hyjnor i popullit. Nuk e keni harruar besoj sesi kërkonin që ta shisnin “revolucionin e molotovëve” të nxitur artificialisht nga lart, si një revolucion spontan nga populli.

Nuk e keni harruar besoj sesi i bojkotuan zgjedhjet e 2019, sepse mazhoranca e kishte shndërruar vendin në regjim monist, edhe pasi i luste që të beheshin pjesë e procesit elektoral. Nuk e keni harruar se këto e shumë gjëra të tjera që u bënë atë kohë në emër të parimeve, pluralizmit, demokracisë e lirisë, fshihnin hallin personal të lidershipit të opozitës që kërkonte të pengonte reformën në drejtësi. E dinin që do vinte kjo ditë, si tani kur Sali Berishës, i duhet të mbrohet fillimisht nga akuzat e SHBA.

Të njëjtët që mbronin dje “çadrën e bulevardit”, “Republikën e Re”, djegien e mandateve, “revolucionin e molotovëve”, çdekretimin e zgjedhjeve dhe bojkotin e tyre kundër PS, sot mbrojnë “Foltoren” kundër SHBA. Të guximshëm janë, nuk ke çu thua, e për këtë hiqu kapelen. Sepse deri dje, e shumta tentonin që ta shisnin, sapunin për djathë. Ndërsa sot, kanë arritur të na e paraqesin hallin personal të Sali Berishës, as më pak e as më shumë por, thjeshtë si hallin më të madh të kombit shqiptar! Hallall.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË BËN SHUMË PËRSHTYPJE..."/ Solskjaer: Po kalojmë një moment të vështirë. Ja çfarë më pëlqen nga Atalanta
Previous article "ATA VEPROJNË SI FËMIJË"/ Legjenda Neville sulmon yjet kapriçiozë të Manchester United

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT