Keq është tradhtia që të bën një mashkull, po për vajzat ka një tradhti më të keqe: tradhtia nga rrobat. Sa herë je skuqur e s`e ke dashur veten kur era ta ka ngritur fustanin përpjetë. Po nëse ti je njeri i thjeshtë, keq e kanë të famshmet. Ato nuk i shikon vetëm një kalimtar i rastit, por i kap paparaci, e pastaj i shikon një botë e tërë.
Kushedi sa herë janë tradhtuar si ne, gocat e showbizit. Dhe për fatin tonë të mirë dhe për fatin e tyre të keq, paparaci ka qenë aty. Ia pamë edhe mbathjet edhe sutjenat. Do qeshësh pafund me përpjekjet e tyre të dëshpëruara për t`u mbuluar. Më kot.