Një makinë ka marrë flakë në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja sapo ka ndodhur.
Siç shihet nga video, makina tip “Mercedez Benz”, me gaz, është shkrumbuar nga flakët. Mësohet se shkak ka qenë një shkëndijë, e cila ka provokuar djegien totale të mjetit.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.


