Nuk ekziston asnjë rregull për të qenë prind i mirë, por sigurisht që ekzistojnë 1001 mënyrë për t’u bërë i tillë. Edhe pse prindërimi është një ndër sfidat më të mëdha të njerëzimit, ndonjëherë frikërat që kemi ndërtuar apo na kanë thënë të tjerët, nuk është mision i pamundur. Të parët që frikësohen nga ky ndryshim i papritur janë baballarët. Mos u shqetësoni, yjet kanë lajme të mira për ju, më saktë për katër shenjat e mëposhtme që janë baballarët më ”të paparë” të horoskopit:
1.Demi: Baballarët dema janë të qetë,shumë bujarë dhe të përgjegjshëm. U pëlqen të kalojnë kohë në familje dhe janë gjithmonë të kujdesshëm rreth envojave të secilit pjesëtar. Marrëdhënia që ndërtojnë me fëmijët është ajo mes miqsh, por pa abuzuar me limitet dhe përgjësitë e secilës palë. Për ta është e nevojshme të përçojnë kulturën e të thënit gjithmonë të vërtetën tek të vegjlit e tyre.
2.Gaforrja: Baballarët gaforre konsiderohen si baballarët më të dashur të horoskopit. Ata i japin mbështetje të pakufizuar familjes së tyre. Janë dëgjues dhe këshillues të mirë. Përpara se të marrin masa disiplinore zgjedhin të reflektojnë bashkë me fëmijët. Janë shumë të hapur dhe adoptohen lehtë në çdo lloj situate.
3.Akrepi: Baballarët akrepë janë besnikë dhe duan të jenë gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tyre. Natyra e tyre sociale dhe motivuese shërben shpeshherë si mburojë për të dashurit e tyre. Babai akrep do të jepte çdo gjë për mirëqenien e familjes.


