• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E MISTERIOZE E 4 TURTISTËVE NË QERRET/ Të hënën Mjekësia Ligjore nxjerr raportin paraprak. Dyshimet për…
Home
Breaking News

VDEKJA E MISTERIOZE E 4 TURTISTËVE NË QERRET/ Të hënën Mjekësia Ligjore nxjerr raportin paraprak. Dyshimet për…

16 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një familje ruse, prindërit me vajzën dhe dhëndrin u gjetën të vdekur, brenda një saune në hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se janë asfiksuar. Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.

Çifti rus Natalia dhe Sergei Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe burri i saj Nikita Belousov para se të qendronin në sauna ku dhe u gjetën të vdekur, përdorën  SPA dhe pishinën.\

Report Tv mëson se Mjekësia Ligjore nxjerr raportin paraprak ditën e hënë. Ka dyshime që lidhen për asfiksi, konsumim alkoli dhe droge.

Personi i parë që njoftoi për ngjarjen ishte recepsionistja e hotelit me 5 yje ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës, aty ku dhe ishin akomoduar turistët. Ajo po u dërgonte porosinë që ishte bërë vetëm 20 minuta më parë. Në dëshminë e saj ajo tregoi skenën se si i gjeti dy çiftet turistë.

‘I thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri, hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt. Nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, tha ajo.

Tre ishin afër me njëri-tjetrin, i katërti pak me larg, të asifiksuar, ka shënuar në porcesverbalin e tij, prokurori Kavajës Gezim Çopa, që dyshon se shkaku i vdekjes duhet të jetë një reaksion i alkoolit të konsumuar prej tyre në ujin e nxehtë të saunës. Kur mjeku i urgjencës së Kavajës shkoi në hotel, dy gratë dhe dy burrat nuk kishin asnjë shënjë jete.

Dyshimet u ngritën pas dëshmive që hetuesit morën në zonën e Qerretit, ku turistët janë parë duke pirë alkool gjatë gjithë ditës, në 2 -3 lokale.

“Pinë shumë raki, të gjithë bashkë, edhe birra. Ne i njohim që ishin rus nga gjuha. Ata po argëtoheshin. Shumë rus, polakë vijnë ketej cdo vit. Ata pijnë për qejfin e tyre, më vjen shumë keq që kanë vdekur”, thuhet në dëshminë e pronarit në të një lokali në Qerret.

Trupat e pajetë ndodhen në morgun e Tiranës ku dhe do bëhet ekspertiza. Hetuesit kanë marrë mostra nga pishina dhe SPA, ku do të kryhen një sërë testesh për kushtet e ambienteve. Nga temperatura e ujit, materiali nxehës, analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë element kimik po jo. Ambasada ruse ka çuar një përfaqësues të saj për të ndjekur ngjarjen dhe pritet të vijnë edhe ekspertë për hetimet.

Bashkëshortë rus Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç mbërritën të dielën e kaluar në vendin tone dhe kanë vizituar disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e bënë më herët, kurse akomodimi ditën e ngjarjes. Ndërkohë që ambasada ruse ka çuar një përfaqësues të saj për të ndjekur ngjarjen dhe pritet që të vijnë edhe ekspertë rusë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ "Pushtimi" i selisë, si beze e kuqe me të cilën Basha po tundon Berishën
Previous article MILAN-VERONA/ Trajneri Pioli i beson dyshes së sulmit Rebic-Giroud në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT