• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LËVIZJA E TIJ ËSHTË E VONUAR”/ Jozefina Topalli tregon nëse do ta shohim në foltoren e Berishës
Home
Politikë

“LËVIZJA E TIJ ËSHTË E VONUAR”/ Jozefina Topalli tregon nëse do ta shohim në foltoren e Berishës

16 October, 2021 s.autor Politikë

Jozefina Topalli ka shprehur publikisht mbështetjen për foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse pranon se reagimi i tij është i vonuar dhe se kjo vonesë ka sjellë kosto të mëdha për PD dhe Shqipërinë, ajo thotë se lëvizja e Berishës është shpresëdhënëse.

“Është shumë i vonuar, kjo vonesë ka një kosto të madhe për Shqipërinë, jo vetëm për opozitën dhe PD. Por kur njeriu kërkon ndjesë, ndjesa nuk është dobësi, është forcë, është fuqi.

Pas kësaj ndjese dhe kësaj lëvizje që ai ka krijuar është vërtetë diçka shumë shpresëdhënëse jo thjesht për demokratët, është shpresëdhënëse sepse duke larguar Lulzim Bashën do të largojnë Edi Ramën. Kjo është thelbësore për të hapur një faqe të re”, shprehet ajo.

Në takimin me demokratët e Shkodrës ishte vetëm e Topallit, ndërsa kjo e fundit mungoi:

“Unë nuk përfaqësohem nga vajza, vajza përfaqëson veten. Unë përfaqësohem nga qëndrimet e mia që nuk kanë ndryshuar dhe kam qenë koherente merr të gjitha qëndrimet e mia prej vitesh. Nuk jam kundërshtare e Lulzim Bashës thjesht nuk jam pajtuar me lidershipin e tij.

E vërteta është liria ime, kam thënë të vërtetën se ajo më jepte liri dhe nuk jam ndaluar asnjëherë pavarësisht presioneve dhe etiketimeve që vinin nga zyra e Lulzim Bashës dhe më vjen mirë që koha më ka dhënë të drejtë.

Sigurisht që jam në këtë lëvizje me të gjitha qëndrimet e mia, jam shumë e përfshirë sepse gjej çdo gjë që unë kam menduar dhe për të cilën unë kam reaguar”.

Topalli zbuloi se shumë shpejt do ta shohim edhe fizikisht pjesë të foltores:

“Shumë shpejt. Mos më pyet ditën por unë aty jam. Nuk mund të jem tjetërkund përveçse aty”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM PUNUAR NË CALL CENTER..."/ Rrëfehet vajza e ministrit Niko Peleshi: Se ndava unë Jonidën nga Romeo
Previous article DOSSIER/ Misteri i zbulimit, dëshmia e rrallë: Pjetër Arbnori më tregoi njeriun që na spiunoi

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT