• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Escobar e përsërit: Shpresojmë se do jemi partnerë të të dyja qeverive
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Escobar e përsërit: Shpresojmë se do jemi partnerë të të dyja qeverive

15 October, 2021 Delo.autor Rajon

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, qasja e Shteteve të Bashkuara është që të vazhdojë të mbështes dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si një mënyrë për të gjetur zgjidhje.

“Shpresojmë se do të mund të jemi partnerë të të dyja qeverive (Kosovës dhe Serbisë v.j) dhe mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku”, ka thënë Escobar. Ai këto komente i bëri gjatë një adresimi përmes videos në forumin 2BS (To be Secure) i zhvilluar të premtën (15 tetor) në Budvë të Malit të Zi. Duke folur për Malin e Zi, diplomati lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Escobar tha se duhet bërë një dallim midis pyetjes pro-serbe dhe asaj pro-ruse. “Së pari, unë nuk e shoh si të njëjtën gjë çështjen pro-serbe dhe pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vjetët e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik”, tha Escobar.

Një nga pyetjet për zyrtarin amerikan ishte në lidhje me akuzat gjatë samitit të NATO -s në muajin qershor në Bruksel, kur jozyrtarisht u tha se Aleanca nuk duhet të ndajë të gjitha të dhënat me Qeverinë e re të Malit të Zi, për shkak të ndikimit që kanë Serbia dhe Rusia në të. “Ekzistojnë frika të tilla dhe populli i Malit të Zi duhet t’i marrë seriozisht”, tha Escobar.

Në pyetjen nëse për Ballkanin Perëndimor është është një mesazh i keq që në samitin e fundit të Bashkimit Evropian nuk iu dha drita e gjelbër një afati për anëtarësim të këtyre vendeve, Escobar nuk u përgjigj në mënyrë specifike.

Datat do të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, nuk duhet të jetë shumë larg dhe kohë e gjatë pritjeje, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara në bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe po e thotë se Evropa duhet të shpejtojë procesin e integerimit të këtyre vendeve. Megjithëse ai beson se tensionet aktuale etnike në rajon kanë ngjashmëri me vitet 1990, Escobar pret që ato të tejkalohen përmes përpjekjeve të rinovuara të BE-së dhe SHBA për të ndihmuar rajonin.

Rajoni me sfida të shumta
Ndërsa, Mircea Geoana, zëvëndës i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, tha se rajoni mund të mbështetet në NATO-n në kuadër të aspiratave të tij euroatlantike. Sipas tij, vështirësitë janë të shumta, dhe se Rusia po bëhet më agresive, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. “Aktivitetet ushtarake dhe hibride të Moskës synojnë të destabilizojnë shoqëritë, institucionet tona dhe të dobësojnë sistemet tona demokratike dhe besimin e qytetarëve tanë”, tha zyrtari i lartë i NATO -s.

Ai tha në këtë forum se Kina, në anën tjetër, po përdor fuqinë e saj ekonomike dhe ushtarake për të kontrolluar infrastrukturën kryesore në vende të ndryshme, përfshirë ato në rajon. “Asnjë vend nuk mund të luftojë vetëm kundër të gjitha këtyre sfidave, ne mund t’i kundërshtojmë këto kërcënime së bashku, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë në NATO”, tha Geoana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMNISTI PËR ARMËT PA LEJE/ Komisioni i Sigurisë po planifikon nismën për parandalimin e krimeve
Previous article KRITIKAT E FMN/ Eksperti i ekonomisë: U theksua borxhi publik pasi kemi rritje të ndjeshme të çmimeve

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT