• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUMBULLIMI NË STADIUM/ Brataj: 22 mijë tifozët më pak të rriskuar se studentët në auditore, masat janë në fuqi
Home
Sociale

GRUMBULLIMI NË STADIUM/ Brataj: 22 mijë tifozët më pak të rriskuar se studentët në auditore, masat janë në fuqi

15 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh se objektivi kryesor i vaksinës me detyrim te studentët dhe pedagogët është mbrojtja e shëndetit të njerëzve. Ai tha se është një zinxhir faktorësh që çon në ruajtjen e jetës. “Studentët janë pjesa më e ndjeshme dhe më aktive dhe mund të influencohen nga shumë gjëra. Edhe një mësues që shkon në shkollë, ndoshta detyrohet më shumë sepse humbet punën. Objektivi kryesor është shëndeti. Unë vë në plan të parë shëndetin e njerëzve. Është një zinxhir gjërash që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit të njerëzve”, deklaroi Brataj.

Ai foli edhe për grumbullimet në stadiumin “Air Albania” pak ditë më parë, duke theksuar se masat për numrin e redukturar të tifozëve janë ende në fuqi dhe ata që nuk i zbatojnë duhet të japin llogari. Nga ana tjetër ai shtoi se grumbullimi në universitete është më i rrezikshëm për përphapjen e COVID se ai në stadium kjo për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit.

“Në stadium ndodhi e njëjta gjë që u bë edhe në Europian dhe rezultati janë parë pas disa javësh. Masat janë në fuqi. Nuk u hoq vendimi. Le të përgjigjet kush nuk e zbaton. Unë jam ekspert. 22 mijë persona që rrinë 1 orë e gjysmë ndërsa studentët do të rrinë 9 muaj. Koha e ekspozimit më e gjatë dhe objekti i grumbullimit. Jetojmë akoma në pandemi dhe po logjikojmë sikur ka kaluar çdo gjë.

Objektivi është mbrojtja e shëndetit. Nuk ka fushë të jetës që nuk është prekur në këto dy vite. Ka pasur më shumë të dëmtuar se disa të tjerë. Nuk e vë dot peshoren që të jetë e barabartë. Universitet ndryshojnë nga gjimnazi për shkak për diferencës ligjore. Unë do e hapja mundësinë e vaksinimit edhe nën moshat 18-vjeç. Jo me detyrim por në varësi të dëshirës”, u shpreh ai.

Brataj u ndal edhe te sensibilizimi i qytetarëve për vaksinën dhe akuzat për efektet e saj anësore duke i cilësuar ato teori absurde.

“Nuk ka lindur sot me MRNA. Është nisur nga Ballkani që në vitin 1988. MNRA ka mbi 30 vjet në studim. Nuk jemi në dilemën që do na dalin njerëzit me 4 krahë. Këto janë teori absurde. Studimet treguan se anti trupat janë 6 deri në 8 muaj. Ka edhe një mbrojtje të matshme.

E vetmja mënyrë që unë ta mas është anti-trupi. Duam të heqim të gjitha masat? Duhet të arrijmë 85% të imunizimit sepse do kemi të sëmurë, humbje jetësh, shpenzime pa fund. Unë isha edhe në Turqi dhe në Itali dhe nuk e hoqa maskën. Pse ne presim të dënohemi për t’u infektuar. Pse prisni policin për t’iu vënë gjobat. Unë mendoj që jemi një shoqëri kundërshtuese në përgjegjësi. Pandëshkueshmëria e ka sjellë deri këtu këtë shoqëri. Ka studime që tregojnë që gjëja e parë është besimi te institucionet. Sa më shumë të zgjasë aq më shumë besueshmëria bie për shkak të lodhjes, politikës. Virusin dhe sëmundjen e nuk e njohin politikanët” tha mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BIG BROTHER VIP"/ Miss Universe Kosova do të jetë pjesë e shtëpiës?
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare "maratonomaku" shqiptar, Suat Jegeni

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

U KAP ME ARMË ZJARRI/ Arrestohet në Palasë Elvis Kosova Aktualitet

U KAP ME ARMË ZJARRI/ Arrestohet në Palasë Elvis Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT