Një nënë e depresionuar ka vrarë dy fëmijët e saj, më pas veten e saj.
Sydnie MacFarlane, nga Britania e Madhe sëbashku me vajzën e saj 9 vjeçe dhe djalin e mitur janë gjendur të vdekur në shtratin e çiftit.

Sydnie MacFarlane
Shtëpia e tyre është e lokalizuar në Greenwich, në juglindje të Londrës.
“The Sun” deklaron se të tre personat janë gjetur në gjendje jo jete në ambjentet e brendshme të shtëpisë. Policia dhe ambulanca jo vetëm që kanë mbërritur me vonesë në shtëpi, por kanë marrë njoftimin nga njerëz aty afër të cilët kishin takim me MacFarlane.
Dyshimi kryesor që shkon tek arsyeja e vërtetë e vetëvrasjes së 29 vjeçares dhe vrasjes së fëmijëve të saj ka ardhur si shkak i depresionit të gjatë që ka patur vajza.
Çështja ka shkuar edhe në gjykatë, ku pritet të vërtetohen të gjithë dëshmitë lidhur me gjendjen shëndetësore të MacFarlane.
Përgatiti: AlpeNews.al



