• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Reagon OKB: Deklaratat e Trumpit për emigrantët janë RACISTE
Home
Nderkombetare

Reagon OKB: Deklaratat e Trumpit për emigrantët janë RACISTE

12 January, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Kombet e Bashkuara i kanë konsideruar “raciste” deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, kishte adresuar kritika ndaj emigrantëve nga disa shtete të Amerikës Latine dhe Afrikës, duke thënë se ata vijnë nga “vende të ndyra”.

Rupert Colville, një prej zëdhënësve të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha: “Nëse konfirmohet, këto janë komente tronditëse dhe shokuese nga presidenti i SHBA-ve. Na vjen keq, por (për deklaratat) asgjë tjetër nuk mund të përdoret përveç fjalës ‘raciste’”.

“Nuk është një histori që është në kundërshtim vetëm me moralin. Bëhet fjalë për hapjen e derës në anën më të keqe të njerëzimit dhe miratimin dhe promovimin e racizmit dhe ksenofobisë që potencialisht mund të shkatërrojë jetën e shumë njerëzve”, ka theksuar Colville.

Sipas lajmeve në median amerikane, Trump dje ka mbajtur një takim në Zyrën Ovale lidhur me çështjen e emigrantëve, ku ka thënë fjalë të rënda në adresë të disa shteteve.

“Përse të dëshirojmë që këto njerëz të vijnë këtu nga këto shtete të ndyra. Do të duhet të marrim më shumë emigrantë nga Norvegjia”, ishte shprehur Trump, duke iu referuar emigrantëve nga disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Habit Putin: Kim Jong Un politikan i pjekur, ka dalë fitues ndaj Trump
Previous article Itali/ Plagoset adoleshenti SHQIPTAR. Dëshmia e tij nuk bind policinë që...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump Botë

ANALIZA e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT