• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19/ Franca programon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, ja deri në cilën datë
Home
Nderkombetare

SITUATA E COVID-19/ Franca programon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, ja deri në cilën datë

15 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 në vend deri më 31 Korrik të vitit të ardhshëm.

Një projektligj për zgjatjen do t’i paraqitet parlamentit francez për votim, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

Projektligji i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë e cila e lejon qeverinë të vendosë kufizime mbi koronavirusin pritet të skadojë më 15 Nëntor. Duke folur pas një takimi të kabinetit, Attal u shpreh për gazetarët se do të ndihmonte Francën të merrej me krizën shëndetësore. Pavarësisht një konteksti të favorshëm epidemik afrimi i stinës së dimrit mund të bëjë që spitalet të mbingarkohen shpejt.

“Ekziston një rrezik i një ringjalljeje të epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, shtoi ai.

Përveç gjendjes së jashtëzakonshme do të zgjatet edhe periudha e përdorimit të certifikatës së saj shëndetësore. E hyrë në fuqi Korrikun e kaluar pasaporta shëndetësore u mundëson qytetarëve francezë të hyjnë në bare, restorante, kinema, teatro ose të përdorin transportin publik. Franca ka regjistruar më shumë se
7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 117,000 vdekje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E "SPIUNUAN" QYTETARËT/ Kapet vlonjati me drogë dhe hajduti në Sarandë
Previous article "NUK PRITET NORMALIZIM..."/ Ulen ndjeshëm parashikimet për zhvillimin ekonomik në Gjermani

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT