Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave në media se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata” që i bëri Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të këtij viti, pas zgjedhjeve parlamentare.
Kim në një reagim në Twitter shprehet se vendimi i SHBA-së për personat që vendos që të shpallen “non grata” nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se ishte “ndërmjetës”.


