Zbulohen detaje të tjera nga sulmi i paprecedentë në Norvegji. Sipas mediave të huaja, të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me shigjeta mbrëmjen e së mërkurës në Norvegji.
Ngjarja ndodhi në Kongsberg, ku një burrë doli në rrugë dhe qëlloi njerëzit, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.
Mediat në Norvegji raportojnë se bëhet fjalë për Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga.
Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist