• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“SHQIPËRIA TË ORIENTOJË POLITIKAT DREJT…”/ Dhoma Amerikane mbledh Asamblenë e Përgjithshme
Home
Ekonomi

“SHQIPËRIA TË ORIENTOJË POLITIKAT DREJT…”/ Dhoma Amerikane mbledh Asamblenë e Përgjithshme

13 October, 2021 F.autor Ekonomi

Dhoma Amerikane ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjitshme mbi zgjedhjet për Bordin drejtues me prezencën e Ambasadores Yuri Kim, Ministres se Financave Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësuesve nga AmCham Washington dhe Kompania Bechtel.

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço deklaroi se Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive euro-transantlantike dhe që të përfitojë prej tyre, duhet të luftojë ekonominë e zezë, informale, koston e së cilës, e paguajnë bizneset e ndershme dhe e marrin në konsideratë investitorë të huaj potencialë.

Jaço tha se në dy vitet e fundit Dhoma Amerikane ka rritur anëtarësinë e saj si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë duke punuar me U.S. Chamber në Uashington si dhe Departamentin Amerikan të Shtetit për Tregtinë në mbështetje të rritjes së shkëmbimeve tregtare Shqipëri-SHBA. Për sfidat që ka Klima e Biznesit sot, Jaço iu referua Indeksit Vjetor të AmCham, dhe krahas praktikave të padrejta, ngriti si shqetësim tendencën e largimit të talenteve të reja profesionale nga Shqipëria.

“Ka një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit. Indeksi i Biznesit, matësi vjetor i AmCham tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta. Si rrjedhojë e kësaj situate, talente të reja profesionale janë duke parë mundësitë e largimit nga Shqipëria. Nëse duam të ndërtojmë vërtetë një ekonomi konkurruese, kjo është një kosto për të gjithë ne – përfshirë bizneset tona” u shpreh Presidenti i AmCham.

Enio Jaço bëri një analizë të situatës ku operojnë bizneset, një pjesë e të cilave, punojnë në atë që ai e quajti ekonomi të pastër penalizohen nga pjesa tjetër e ekonomisë informale.

“Sot janë tre hije që karakterizojnë ekonominë shqiptare. Është ekonomia e bardhë, e cila është e pastër, por është edhe ekonomia gri dhe ajo e zezë. Dhe ju (anëtarët) punoni në ekonominë e paster por jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund” tha Jaço duke iu drejtuar kompanive anëtare.

Ai kërkoi nga qeveria më shumë përpjekje në krijimin e praktikave të drejta, konkurruese dhe të ndershme: “Ne përgëzojmë Qeverinë për nismat në reduktimin e informalitetit të ekonomisë gri përmes faturimit elektronik të detyrueshëm por ne e inkurajojmë atë, që të bëjë më shumë përpjekje për të ç’rrënjosur ekonominë e zezë duke pranuar programet perëndimore mbi praktikat kundër pastrimit të parave. Këto masa do të rrisnin interesin e investitorëve seriozë drejt Shqipërisë”.

Duke u ndalur tek investimet amerikane në Shqipëri, Jaço i uroi mirëseardhjen kompanisë amerikane Bechtel si anëtari më i ri i Dhomës Amerikane dhe shprehu optimizëm se me klimën e duhur të tjera investime amerikane do bëhen realitet në Shqipëri.

“Koorporata Bechtel do të realizojë një nga projektet më strategjik të energjisë në Skavicë, me një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe turizëm. Dhe përveç Bechtel, dy gjigandë të tjerë amerikanë, Excon Mobile dhe Accelerate janë duke përparuar me eksplorimin e një tjetër projekti domethënës energjetik. Vetëm këto dy projekte do të kenë impakt domethënës në ekonomi dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, por shpresoj që këto të jenë dy projektet e para dhe të tjerë do të vijnë në vijim” tha Presidenti i AmCham.

Jaço e mbylli fjalën me Axhendën e Investimeve, paketën e AmCham me 40 ndërhyrje ligjore për përmirësimin e klimës së biznesit me thirrjen për të punuar bashkë me Qeverinë dhe forcat politike në Komisionet Parlamentare për implementimin e saj.

“Shpresoj që Axhenda e Investimeve do të implementohet. Ne presim të bashkëpunojmë me Qeverinë, Ministrinë e Financave dhe Parlamentin për ta kthyer atë në realitet. Ka ardhur koha që të ndalojmë së diskutuari problemet e Klimës së Biznesit dhe të nisim ndërhyrjet konkrete ligjore për përmirësimin e saj, duke ofruar mundësi dhe zhvillim për të gjithë” tha Jaço.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAS CALCIOPOLIT MENDOJA T'I JEPJA FUND JETËS"/ Moggi rrëfen: Ai Juventus ishte kryevepra ime, por drejtësia…
Previous article KRITIKON "TOPÇINJTË" PËR ECURINË NË PREMIER/ Legjenda Henry: Arsenal po shkon në rrugën e gabuar

F.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT