• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBI 2 MIJË GJOBA PËR…/ Makina inteligjente kap mat shoferët problematikë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

MBI 2 MIJË GJOBA PËR…/ Makina inteligjente kap mat shoferët problematikë (VIDEO)

13 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore vijon në të gjitha rrugët e vendit kontrollet intensive me radarë, makinën inteligjente, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë 3 ditëve të fundit, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente në akse rrugore me risk e në vende të cilësuara si njolla të zeza, janë vendosur 2134 masa administrative, për shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Njoftimi i plotë:

👉Janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
👉Janë pezulluar 75 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 30 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, nga shërbimet e Policisë Rrugore, 2421 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, mospërdorim të rripit të sigurimit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, për shpejtësi tej normave të lejuara (pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit), për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe për parkime të gabuara, që bllokojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve, etj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë📹📸 dhe prezencë të Policisë Rrugore🚔👮🏻, të pajisur edhe me dronë, dragera📟, kamera 📹 e aparate fotografike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHIRITI I KAPITENIT NUK KA MË TË NJËJTËN VLERËN"/ Legjenda Zoff: Ja kush duhet ta mbajë
Previous article DONALDI E DHA SINJALIN/ Elgiti e publikoi! Mos ishte e gjitha me plan?

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet! Aktualitet

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët Aktualitet

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT