• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APLIKIMET PËR SHKOLLËN E POLICISË/ Çuçi thirrje të rinjve: Nisni karrierën duke ruajtur integritetin moral dhe profesional
Home
Politikë

APLIKIMET PËR SHKOLLËN E POLICISË/ Çuçi thirrje të rinjve: Nisni karrierën duke ruajtur integritetin moral dhe profesional

13 October, 2021 s.autor Politikë

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë të tjera nga afati për aplikimin në Policinë e Shtetit për punonjës të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, iu bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që duan t’i bashkohen kësaj trupe të shfrytëzojnë kohën e mbetur.

Gjatë një takimi me studentë të Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, të cilët kanë nisur praktikën pranë Drejtorisë Vendore në Tiranë, Çuçi tha se ulja e moshës mesatare të policisë, dhe investimet në teknologji mbeten një prioritet i qeverisë, për të rritur kështu cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcën goditëse ndaj paligjshmërisë. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme për ata që duan të bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit, të ruajnë integritetin moral e profesional që prej ditës së parë të punës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Integriteti në punë shënohet që në ditën e parë. Bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional. Niseni karrierën tuaj me synimin për të mos humbur asgjë nga integriteti. Mos u gënjeni nga modele të mbrapshta që prishin karrierën tuaj që në momentet e para. Brezi juaj dhe të tjerët që do të përzgjidhen nga aplikimet e reja, do të ripërtërijë më tej trupën e Policisë së Shtetit. Ne jemi në një fazë që duam ta ulim akoma moshën mesatare në Policinë e Shtetit dhe po investojmë gjithashtu në teknologji të lartë”, -tha ministri Çuçi.

Policia e Shtetit ka bërë 2 thirrje publike, për 500 punonjës policie të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, si dhe për 50 oficerë për Hetimin e Krimit, që vijnë nga të rinjtë ekselentë të fushave të ndryshme si shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike. Thirrja për rolin bazë është e hapur për aplikime edhe për 3 ditë, deri në 16 tetor. Deri më tani numri i aplikimeve është inkurajues, rreth 1200 të rinj e të reja. Thirrja e dytë për studentët ekselentë që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të krimit është e hapur deri në 27 tetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TI VDES PËR TË PATUR VËMËNDJE"/ Sheila debaton me Beniadën
Previous article "PLAS" SHERRI NË LUSHNJE/ Pronari i një lokali plagos me thikë klientin 41-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT