Demokratet nuk jane dakord qe aksioni opozitar kunder mazhorances te behet duke pasur perkrah LSI, partine e cila ka qene kater vitet e kaluar ne perberje te qeverise se Rames.
Ermira Qosja, pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombetar te PD që muaj më parë kërkuan dorëheqjen e kreut demokrat pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e ka shprehur qarte kundershtine per koalicionin me partine e Kryemadhit.
Me anë të një fotoje e diçiture shoqëruese shpreh padakortësinë e saj, per një aleance PD-LSI në protestën e 27 janarit e më tej, në të gjithë aksionin opozitar.
“ka 1 mije arsye per te protestu ndaj qeverise, po a mund te jete alternativa kjo?!”, shkruan Qose, ku nënteksti dhe mesazhi është i qartë: Jo LSI-së!
Është një pjesë demokratësh të cilët nuk e pranojnë faktin që partia e tyre do jetë krahëqafë LSI-së, kundër PS-së.
Ata e shohin këtë forcë të drejtuar sot nga Kryemadhi dhe dje nga Meta, si varrmihësen e saj kur qe ne pushtet, si shkakun kryesor të gremisjes…në opozitë.
Madje dhe ne analizen e humbjes se PD ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 cilesonin aleancen me LSI dhe korrupsionin proverbial te saj ne te gjitha arteriet e shtetit ku qeveriste partia e Metes.



