• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GAZETARI NË KOHË KRIZASH”/ Rama në konferencën e OSBE: “Fake News” ka shkaktuar kaos, duhet rregull
Home
Politikë

“GAZETARI NË KOHË KRIZASH”/ Rama në konferencën e OSBE: “Fake News” ka shkaktuar kaos, duhet rregull

11 October, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

“Gazetari në kohë krizash”. Në Tiranë është zhvilluar sot konferenca e OSBE-së për Europën Juglindore, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e vendosi theksin te “Fake News”, që sipas tij, kjo hapësirë kaotike duhet të rregullohet, pasi të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre.

“Nuk jam njeriu i duhur për t’u ftuar në këto takime për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por sesi në emër të kësaj lirie, shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti të lirë ndodhin.

Po i referohem saktësisht përhapjes së “Fake News”, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër logjikës dhe së drejtës kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në burime të sakta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt. Ka një vijë mjaft të hollë dhe është përherë e rrezikshme, që të përpiqemi t’i kombinojmë dhe t’i bëjmë që të jetojnë të dyja bashkë në harmoni.

Si të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Shpifjet dhe shantazhet janë kthyer në një problem shumë i madh” tha Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama rrëfeu edhe dy episode personale. “Dua ta mbyll me një përvojë personale, kur u ftova të shkruaja një artikull në fillesë të viteve ’90 për “The Guardian”, asokohe u trondita nga sa të saktë donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër, pasi nuk e botuan, donin ta kontrollin, donin të verifikonin me mua nëse mund të ndryshonin titullin.

Unë nuk kisha mundësi t’u përgjigjesha në atë ditë, ndërkohë që pritën të merrnin përgjigje nga unë. Kjo u ndoq nga një tjetër nga një tjetër në “The New Yorker”. Ata për cdo njeri që përmendej në artikull, kërkonin të binte dakord me cdo fjalë të shkruar, që i citonte. Kur i thashë është e tepërt, më thanë kjo është arsyeja që nuk kemi humbur kurrë asnjë cështje në gjykatë”.

Në fund ai e vendosi edhe njëherë theksin te shpifjet, që i cilësoi valë shkatërrimtare. “Kur fëmijët e tua, familjen tënde dhe të tjerëve që ngacmohen publikisht me shpifje, akuza dhe gënjeshtra të pabaza, cfarë bën? Shkon në gjykatë? Po pastaj?

Duhen vite që gjykata ta përfundojë cështjen, ndërkohë që dëmi është bërë. Ndaj kur mendon që kapaciteti për këto gënjeshtra që të lexohen dhe dëgjohen se kapaciteti i së vërtetës shndërrohet në një makth të vërtetë. Nuk jam optimist. Nuk jam i sigurt që vetë-rregullimi është përgjigja përkundrejt shpejtësisë, pasi është përtej imagjinatës së qenieve njerëzore, kur vjen fjala për vëllimin që duhet përpunuar” përfundoi Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Parashikimet e pasojave të tërmetit real politik që ka prodhuar SHBA me “non gratat”
Previous article TRE VITE NGA VRSJA E KACIFAS NË BULARAD/ Prokuroria e Gjirokastrës përfundon hetimet: Veprimet e RENEA korrekte...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit! Aktualitet

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit!

DITA E 13 E REVOLTËS STUDENTORE/ Protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit Aktualitet

DITA E 13 E REVOLTËS STUDENTORE/ Protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT