• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË JESH DOKTOR I PRINDËRVE TË TU…”/ Namik Dokle dhe bashkëshortja me COVID, e bija ndan eksperiencën: FRIKA…
Home
Sociale

“TË JESH DOKTOR I PRINDËRVE TË TU…”/ Namik Dokle dhe bashkëshortja me COVID, e bija ndan eksperiencën: FRIKA…

10 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjekja e njohur Anika Dokle, e cila është dhe vajza e ish-deputetit socialist, Namik Dokle, ka shkruar një status të shkurtër lidhur me infektimin nga pandemia të dy prindërve të saj. Në statusin e saj, ajo shkruan dhe flet lidhur me përgjegjësinë që ndjen një mjek kur detyrohet që të bëhet doktor i prindërve. Po ashtu ajo bën me dije se të dy prindërit e saj ishin të vaksinuar me “Sinovac” por sërish u infektuan nga pandemia.

“Kur Covidi të prek të dashurit e shpirtit… (në vend të një refleksioni) -Të jesh doktor i prindërve të tu është një dimension gati hyjnor. -Kur rrezikohen ata që të kanë bërë kokën, të varen kryet mbi supe. -Frika është përbindëshi më i madh i “pyllit” njerëzor. -Dritëhije, shumë dritëhije… -Barku i familjes lufton me mish e me shpirt dhe miqtë e të afërmit me mendje(rrofshin e qofshin!). -Intensiteti i sëmundjes nga Covidi ndryshe nga ato kroniket, të rrit intensivisht dëshirën për të jetuar në liri, se Covidi është një “burg” ku jo pak njerëz kanë qenë të dënuar edhe me vdekje. -Triumfi mbi kovidin është si fitorja e një maratone jete dhe unë kam dy prindër maratonomakë. -E bindur plotësisht te roli mbrojtës i vaksinave, qoftë edhe Sinovac(me këtë të fundit janë vaksinuar të dy prindërit e mi). Mund t’ju duket patetik ky status i imi, por është për miqtë e vërtetë dhe të afërmit, e sidomos për ata që e kanë provuar në lëkurë Covidin. Të tjerët, qofshin mirë aty ku janë!,”-shkruan ajo në Facebook.

Lajmin për infektimin e dha vetë ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, i cili zbuloi se kishte nisur të shkruante një libër që fliste pikërisht për virusin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJE MES SHEIKËVE/ Arta Nitaj e djeg në Dubai, dalin pamjet nga festa (FOTOT)
Previous article Arsyet përse Berisha shpalli “Rikthimin” në krye të PD

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT