30% e të rinjve nga mosha 18 deri në 30 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë. Iria Preza, eksperte e programit të vaksinimit, pohon se interesi i tyre është rritur gjatë muajit shtator.
“Gjatë muajit të Shtatorit kemi pasur një rritje të vaksinimit të popullatës mbi 18 vjeç. Janë marrë me dozë të parë rreth 30% e tyre, kemi gjithsej 44% të popullatës të cilët kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërkohë që të plotësuar me të dyja dozat, me skemën e plotë kemi rreth 37%” tha ajo për “vizion plus”.
Ajo gjithashtu ka bërë thirrje grave shtatzënë që të vaksinohen.
“Një kategori tjetër shumë e rëndësishme që duhet të vaksinohen janë gratë shtatzëna dhe nënat e reja që ushqejnë fëmijët me gji, të cilat duhet të vaksinohen ndaj Covid” tha Preza.


