• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËTUAN JETËN E QYTETARIT/ Veliaj nderon efektivët e Policisë Bashkiake: Puna juaj i ka shtuar vlerën…
Home
Politikë

SHPËTUAN JETËN E QYTETARIT/ Veliaj nderon efektivët e Policisë Bashkiake: Puna juaj i ka shtuar vlerën…

9 October, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një përfaqësi të Policisë Bashkiake, të cilët i falenderoi për punën e bërë në kryeqytet, sidomos në dy momente kyç gjatë këtij viti, njëra prej të cilave ishte shpëtimi i jetës së një qytetari.

“Një nga momentet ishte incidenti që patëm me Presidentin e Republikës. E vlerësoj punën tuaj sepse pavarësisht se kush është autoriteti, se çfarë imuniteti ka, apo pavarësisht çfarë detyre shtetërore ka, në këtë qytet jemi të gjithë të barabartë. Askush nuk lejohet të zaptojë, askush nuk lejohet të dhunojë një uniformë, që është aty për të na shërbyer të gjithëve, dhe askush nuk lejohet që qytetin ta kthejë në sebep për sherr, apo për pikë politike. Momenti tjetër kyç ka të bëjë me parandalimin e një akti të dëshpëruar, që dikush ndoshta edhe për trazimin e tij, e ka menduar si zgjidhje, por fundi i jetës nuk është zgjidhje dhe detyra e policisë është edhe të ndihmoje ne parandalimin e akteve të tilla”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vuri theksin te rëndësia që ka ekipi i Policisë Bashkiake, sidomos në ruajtjen e investimeve të bëra në kryeqytet.

“Nëse ky qytet ka sot një rritje të vlerës së pronës 11.3% vetëm në këtë 6-mujor që kaluam, është edhe falë punës së Policisë Bashkiake. Kjo vlerë e pronës është shtuar se nuk hidhen më plehrat, se nuk bllokohen më trotuaret, se nuk shtrihen më njerëzit në rrugë, se shitja bëhet në tregje dhe jo te shtëpia ose shkolla, ose te dritarja e apartamentit tënd. Kjo është një punë shumë e vështirë, por dikush duhet ta bëjë dhe i ka rënë për hise policisë bashkiake ta bëjë këtë punë. Faktorin kryesor të rritjes së vlerës së pronës në Tiranë, e kanë investimet e bashkisë dhe ruajtja e këtyre investimeve që e bën policia bashkiake”, pohoi Veliaj.

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e dhënë: “Ne jemi më të motivuar se kurrë që ta mbajmë këtë qytet me rregulla, të punojmë sa më shumë, të jemi sa më afër qytetarëve, për ta bërë Tiranën qytetin më të vizituar edhe nga turistët, por edhe nga qytetarët e Tiranës.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ALO PICA GATI, POR PLOT ME KOKAINË..."/ Arrestohen dy shpërndarësit në Tiranë (EMRAT)
Previous article SEKUESTROHEN 9 KILOGRAM KANABIS NË SARANDË/ Policia aksion, arreston 4 persona

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT