• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U NJOH SI TERAPIA E TRUMP/ Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë për “kokteilin me antitrupa” kundër Covid-19: Mbron nga…
Home
Sociale

U NJOH SI TERAPIA E TRUMP/ Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë për “kokteilin me antitrupa” kundër Covid-19: Mbron nga…

9 October, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku i njohur epidemiolog klinik, Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm shumë të mire mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdevimab, apo siç u bë e njohur edhe para disa muajsh si “terapia e Donald Trump”, për uljen e rrezikut të vdekjes nga Covid-19.

Duke përcjellë të dhënat e studimit të fazës së tretë klinike për këtë terapi, që janë publikuar në prestigjiozen Neë England Journal of Medicine vetëm më 29 shtator 2021, Alimehmeti flet për rezultate mbresëlënëse.

“REGEN-COV është shumë efikas për mbrojtjen nga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak”, shkruan mjeku i njohur.

Alimehmeti përmes këtij postimi përcjell edhe një mesazh për autoritetet shqiptare, të cilat duhet ta marrin parasysh këtë trajtim për personat që kanë rrisk të lartë për fatalitet për shkak të agravimit të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

“Nënpërdorimi i tij në shkallë globale, edhe pse është i autorizuar nga FDA-ja, patjetër ka sjellë shumë humbje jete të evitueshme si edhe ngarkesë spitalore gjithashtu të evitueshme. Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se koktaili casirivimab-imdebivam nuk duhet konsideruar si zëvendësues i vaksinës, pasi parandalimi gjithnjë është më i mirë se sa trajtimi, por në rastet kur parandalimi dështon patjetër duhet të kemi gati linjën e dytë të trajtimit të pacientëve në risk”.

Postimi i plotë i Ilir Alimehmetit:

✅ Shumë lajm i mire mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdevimab!

🇺🇸 Kombinimi casirivimab-imdebivam (REGEN-COV), të njohur edhe si “terapia e Z. Trump”, është treguar efikas që në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë autorizim e përdorimit nga FDA-ja që më 21 nëntor 2020.
👉 https://www.fda.gov/…/coronavirus-covid-19-update-fda…
❓ Megjithatë, pavarësisht efikasitetit të lartë trajtues të COVID-19, koktaili i anitrupave monoklonalë REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.
🇺🇸 Të dhënat e studimit të fazës së tretë klinike janë publikuar në prestigjiozen New England Journal of Medicine vetëm më 29 shtator 2021, edhe pse studimi është kryer mbi pacientë të rekrutuar ndërmjet datave 24 shtator 2020 dhe 14 janar 2021.
❗ Pra të dhënat e një efikasiteti kaq të lartë kanë qenë të disponueshme të paktën që në muajin shkurt 2021.
🇮🇹 Shembull: Italia ka autorizuar përdorimin e REGEN-COV që më datë 06 shkurt 2021.
👉 https://www.aifa.gov.it/en/uso-degli-anticorpi-monoclonali
📃 Në detaj janë marrë në studimin e fazës së tretë klinike:
👉 1.355 pacientë të trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV,
👉 736 pacientë të trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,
👉 1.341 pacientë të trajtuar me 2.400 mg placebo (grup kontrolli), dhe
👉 748 pacientë të trajtuar me 1.200 mg placebo (grup kontrolli).
📃 Të gjithë pacientët e ndarë në mënyrë rastësore:
👉 kanë të paktën 1 faktor risku për formë të rëndë COVID-19,
👉 kanë të njëjtën moshë mediane 48 – 50 vjeç,
👉 kanë të njëjtën kohëzgjatje të simptomave përpara fillimit të trajtimit (koha mediane 3 ditë).
✅ REZULTATET JANË MBRESËLËNËSE DHE SHUMË TË PRITSHME!
🙏 REGEN-COV është shumë efikas për mbrojtjennga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak:
✅ 71.3% rezultoi efektiviteti i dozës 2.400 mg REGEN-COV;
✅ 70.4% rezultoi efektiviteti i dozës 1.200 mg REGEN-COV.
🙏 REGEN-COV solli zhdukjen e simptomave 4 ditë më herët:
✅ simptomat zgjatën 10 ditë te pacientët e trajtuar me REGEN-COV
✅ simptomat zgjatën 14 ditë te pacientët në grupin e kontrollit.
🙏 REGEN-COV e uli ngarkesën virale më shumë se sa placebo:
✅ – 0.71 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,
✅ – 0.86 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.
🙏 TJETËR REZULTATI MBRESËLËNËS ËSHTË PROFILI I SIGURISË!
✅ Efektet anësore ishin më pak se sa në grupin e kontrolli:
👉 4.0% në grupin e kontrollit,
👉 1.3% në grupin e trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV. dhe
👉 1.1% në grupin e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.
🙏 Pra miqtë e mi, REGEN-COV (casirivimab-imdebivam) kanë efikasitet tejet të lartë dhe profil sigurie shumë të mirë.
⁉ Nënpërdorimi i tij në shkallë globale, edhe pse është i autorizuar nga FDA-ja, patjetër ka sjellë shumë humbje jete të evitueshme si edhe ngarkesë spitalore gjithashtu të evitueshme.
👉 Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se koktaili casirivimab-imdebivam nuk duhet konsideruar si zëvendësues i vaksinës, pasi parandalimi gjithnjë është më i mirë se sa trajtimi, por në rastet kur parandalimi dështon patjetër duhet të kemi gati linjën e dytë të trajtimit të pacientëve në risk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARANIT MURAÇI/ Misioni PD: Pse Berisha dhe Basha po paralajmërojnë protesta për rrëzimin e njëri-tjetrit?
Previous article "DOJA TË VRISJA VETEN..."/ SHOKON me deklaratën këngëtarja e njohur (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT